​Komuna e Gjakovës nderon me mirënjohje "Post Mortum" atdhetarin Aqif Blyta

Lajme

​Komuna e Gjakovës nderon me mirënjohje "Post Mortum" atdhetarin Aqif Blyta

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:45

“Post Mortum” është mirënjohja që ka ndarë sot komuna e Gjakovës për atdhetarin, Aqif Blyta. Në një tryezë shkencore që u mbajt sot për nder të Blytës, pjesëmarrësit patën dhe një kërkesë për presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

Ata kërkuan që Aqif Blyta të nderohet me titullin “Hero i Popullit”.

Këtë kërkesë e paraqiti kryertari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, organizatë kjo që njëherit u kujdes edhe për organizimin e kësaj tryeze.

Azizi, duke përmendur të bëmat e Aqif Blytës, arsyetoi edhe kërkesën ndaj presidentes.

Azizi: Blyta të nderohet me urdhrin “Hero i Popullit”

“Qëllimi kryesor i takimit të sotshëm, zotëri drejtor i Kulturës, është që pikërisht sot nga ky tubim këtu, nga qytetarët e Gjakovës, një kërkesë për kryetaren e shtetit, zonjën Atifete Jahjaga, që Aqif Blytën ta nderoj me urdhrin për Hero të Popullit. Ky do të ishte kulminacioni i këtij tubimi”, tha Azizi.

Për këtë kërkesë, Masar Rizvanolli, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, u shpreh se do ta propozojnë, por që gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit.

Me këtë rast drejtori për Kulturë në Gjakovë, Meriton Ferizi ndau mirënjohjen “Post Mortum”.

Ferizi: Blyta, figurë e çmuar

“Më lejoni që në emër të Komunës së Gjakovës dhe kryetares së komunës t’ju përcjellim mirënjohjen dhe konsideratën e sinqertë për organizimin e kësaj tryeze, e cila sjell në Gjakovë një figurë të çmuar siç ishte patrioti dhe atdhetari Aqif Blyta. .... Shfrytëzoj rastin që në emër të komunës së Gjakovës, sot të ndajmë edhe mirënjohje “Post Mortum” për Aqif Blytën me motivacionin - për vlerat e tij patriotike në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga trojet e veta të krahinës së Sanxhakut, si dhe për mbrojtjen e popullit të kësaj krahine nga gjenocidi i armikut”, tha Ferizi.

Në këtë tryezë ishin prezentë shumë përfaqësues të institucioneve të ko munës së Gjakovës, si dhe historianë, të cilët vlerësuan lartë kontributin dhe figurën e patriotit Aqif Blyta./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat