​35 mijë refugjatë të ngujuar në kufirin me Turqinë

Lajme

​35 mijë refugjatë të ngujuar në kufirin me Turqinë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:53

Numri i sirianëve që ia kanë mësyrë kufirit turk si pasojë e luftimeve të ashpra në Sirinë Veriore thuajse është dyfishuar, ka deklaruar një zyrtar turk.

Guvernatori i provincës kufitare turke të Kilisit, Suleyman Tapsiz, ka thënë se rreth 35 mijë refugjatë sirianë kanë arritur në zonën kufitare, nga 20 mijë sa ishin vetëm një natë më parë, transmeton KosovaPress.

Ndërkaq, autoritetet turke janë shprehur të gatshme për të ndihmuar refugjatët, por, përkundër kësaj, kufiri vazhdon të jetë i mbyllur për ta, derisa numri i refugjatëve të ngujuar në kufi edhe më tej rritet, raporton BBC.

“Dyert tona nuk janë të mbyllura, por momentalisht nuk është nevoja që t’u lejohet hyrja njerëzve të tillë”, ka thënë Tapsiz.

Ndërkohë, autoritet turke kanë siguruar ushqim, strehim dhe rroba për mijëra civilë që kanë mbetur të ngujuar në anën siriane të kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat