​Ka lënë punën, bënë thirrje për zhbllokim të ngërçit (Videolajm)

Lajme

​Ka lënë punën, bënë thirrje për zhbllokim të ngërçit (Videolajm)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:26

Ka marrë pushim pa pagesë e ka dalë para ndërtesës së Qeverisë. Në dorë po e mban një pllakat me thirrje për pozitë e opozitë.

“O institucione të Kosovës (pozitë dhe opozitë) dhe mediume të Kosovës, a nuk i bëri përshtypje askujt thirrja ime e mëparshme?!. O zot i madh! A ka ky vend ndonjë njëri të arsyeshëm apo jo???”, është mbishkrimi që mbanë në duar Haxhi Morina nga Prizreni.

Po beson që me thirrjet e tij do ketë ndikim për daljen nga kjo krizë politike. Morina, po beson që edhe tri partitë opozitare do t’i ndalin protestat.

Herën e parë ka protestuar, por për shkak të punës e ka ndalë protestën. Ndërsa, tash ka marrë pushim pa pagesë vetëm për të arritur synimet e tij.

Ai, për KosovaPress, thotë se iniciativa e tij mund të duket qesharake, por beson se në një të ardhme të afërt kjo iniciativë do të jetë serioze dhe e rëndësishme.

Morina: U detyrova me marr pushim pa pagesë dhe të dal këtu

“Herën e parë ku r jam prononcuar kam deklaruar se kjo iniciativë e imja, ky hap i imi që e kam ndërmarr në shikim të parë disave ka me ju duk qesharake dhe e parëndësishme, mirëpo në një kohë shumë të shkurtër, në një të ardhme shumë të afërt ka me qenë shumë me rëndësi dhe shumë serioze. Unë kam dal me bo thirrje për zgjidhje të bllokadës institucionale, të ngërçit politik. Hera e parë ka qenë thirrja për zgjidhje të bllokadës institucionale dhe ngërçit politik, e pata ndërpre se është dashur të kthehem në punë dhe prita mos po thirrin mos po reflektojnë por nuk reflektuan dhe u detyrova me marr pushim pa pagesë tash me qëllim që me dal me ju bë thirrje se ndoshta e kanë marr si hajgare punën time”, tha Morina për KosovaPress.

Morina, thotë se Kosova kurrë më në krizë nuk ka qenë por, gjithashtu thotë se kurrë më lehtë nuk mund të dalë nga kriza se sa tash.

Ai, u bënë thirrje publike opozitës që të anu loj protestën dhe le të i përgjigjet arsyes. Morina, thotë se përkundër thirrjes së tyre për protesta të qeta, ato nuk po mbahen si të tilla./Sh.Ahmeti/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat