Ja sa shqiptarë morrën pasaportën zvicerane në 2015

Lajme

Ja sa shqiptarë morrën pasaportën zvicerane në 2015

Nga: Fitim Dika Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:34

Në vitin e kaluar 40.600 të huaj morrën pasaportën zvicerane, duke qenë shifra më e madhe prej 2009 (42.927). Në vitin 2014 kishte 23 përqind më pak, (32.988), ndërsa rekordi I përfitimit të pasaportave zvicerane nga të huajt u arrit në 2006 me plot 46.711.

Shumica e të huajve vinin nga italia,5477, ndjekur nga gjermanët 5212, portugezët, 3614. Të katërtit janë ata me shtetësi të Kosovës, 3166, ndjekur nga francezët, 2583, turqit 1801, serbët, 1688, spanjollët, 1498, Shtetasit nga Maqedonia, 1303, dhe boshnjakët 1103, duke u përmbyllur Top 10 shkruan në 4 shtator, botimi i shtypur i Neue Luzrner Zeitung, përcjell Bota sot..

Prej prillit 2016, pritet të vendosen ligje të reja për fitimin e pasaportës zvicerane, ku do ulet vend qëndrimi nga 12 në 10 vjet, të mos përbëjë rrezik për sigurinë e brendshme dhe të jashtme zvicerane dhe me këtë nënkuptohet të respektojë ligjet e vendit, të ketë vend pune dhe të kërkojë integrimin edhe të familjarëve; të dijë të flaës gjuhën gjermane, franceze ose italiane në nivelin B1, ndërsa të dijë të shkruajë në nivelin A2, kush ka një shkelje ligjore të papërfunduar nuk mund të përfitojë pasaportën zvicerane, dhe në fund “zviceranët e rinj” duhet të nënshkruajnë një dokument ku pajtohen me ligjet dhe themelet e shtetit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat