Autobusi nga Kosova pezullohet në Karlsruhe: Nuk i plotësonte kushtet e udhëtimit

Lajme

Autobusi nga Kosova pezullohet në Karlsruhe: Nuk i plotësonte kushtet e udhëtimit

Nga: F.D. Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:28

Një autobus nga Kosova është bllokuar nga policia gjermane pranë qytetit, Karlsruhe, pasi nuk i plotësonte kriteret ligjore për të transportuar udhëtarë në rrugët e landit gjerman.

Ekspertiza e makinës e bërë pastaj, ka konstatuar një sërë mangësish. Përveç tjerash, dyshemeja e autobusit ishte e ndryshkur, disa cilindra të frenave, të dëmtuar, timoni i shkatërruar dhe boshti që rrotullon rrotën, i dëmtuar,shkruan focus.de, përcjell Bota sot.

Shoferi i autobusit ju desht të paguajë edhe një gjobë prej 2000 eurosh. Në autobus gjithsej kishte gjashtë udhëtarë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat