Qindra shqiptarë po braktisin Gjermaninë: Ja pse!

Lajme

Qindra shqiptarë po braktisin Gjermaninë: Ja pse!

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 10:24

Gjithmonë e më shumë refugjatë ia kthejnë shpinën Gjermanisë duke u rikthyer në vendlindje. Deri tani më të zhgënjyerit kane qenë irakenët, por sipas numrit më të ri të Der Spiegel, botimi i shtypur, një numër i madh i të larguarve me vetë dëshirë janë edhe shqiptarët.

“Çdo ditë janë me qindra refugjatë që largohen nga Gjermania përmes aeroportit të Frankfurtit,” shkruan Der Spiegel, përcjell Bota sot.

Arsyeja kryesore e shqiptarëve të larguar është “frika nga ndalim hyrja” në Gjermani. Ndërsa të qëndrojnë në Gjermani, atyre ju kërcënohet dëbimi kundër vullnetit.

Gjermania së fundi ka futur në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurtë edhe Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë, ndërsa disa muaj më parë në këtë kategori u vendosën Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Kjo tregon se banorët e këtyre vendeve nuk kanë mundësi për të fituar azilin në Gjermani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat