Kjo letër ka qenë më herët e botuar në gazeten Bota Sot, dhe në atë kohë Hashim Thaçi ka qenë kryeministër i Kosovës.
1284. BE konsideron Kosovën si Hong Kongun ? (gazeta 1 gusht 2012)
1285. Nikoliqi a permendi statusin e Tirolit ose Republikën e Kosovës Serbe (RKS) sipas modelit të Hong Kongut me datën e 3 gushtit 2012 ???
1286. Vetë Serbia, a deklaroi se synon modelin e Hong Kongut për Kosovën më 11 mars 2011 ?
1287. A deklaroi Stefanoviqi : « Ne fituam, nuk flitet për kufi shtetëror, por për pikëkalime të përbashkëta administrative ». (25 shkurt 2012)
1288. A deklaron Jeremiqi : « Çdo gjë është realizuar në bazë të interesave të Serbisë, sipas Kushtetutes së Serbisë dhe Rezolutës 1244 ». (25 shkurt 2012)
1289. Këshilltari i Nikoliqit, Gjuriq thotë : « Shumë mirë është negociuar. Kosova me këto negociata është kthyr fuqishëm juridikisht nën sovranitetin e Serbisë. (23/06/2012)
1290. Tadiç a deklaron : « Pavaresia e Kosovës është fakt, por nën integritetin shtetëror të Serbisë » . (14 korrik 2012)
1291. Në vazhdim thotë : « Kosova është e lirë ta qeverisë veten, por si pjesë e Serbisë ».
1292. Më tutje thotë : « Mos harroni se qeveria e Kosovës ka pranuar që kufiri Kosovë/Serbi është vetëm ndarje ADMINISTRATIVE ». (deklarate e Tadiçit 14/07/2012)
1293. Kjo do të thotë, se i kemi institucionet tona në Kosovë, jemi të lirë të qeverisim vetveten, por nën « sovranitet të Serbisë ».
1294. Ajo deklaratë vazhdon me një kërcënim ndaj bashkësisë ndërkombëtare : « Nëse ndërkombëtarët pranojnë shkatërrimin e integritetit të Serbisë, atëherë heret a vonë mund t'ë shkatërrohet i gjithë rajoni ».
1295. Ky është kërcenim. Nëse pranoni që të ndryshohet kufiri shtetëror i Serbisë me ndarjen e Kosovës nga integritet i Serbisë, duhet të ndryshohen kufijt e rajonit.
1296. Me një fjalë, Kosova është e lirë ta qeverisë vetveten (vetëqeverisje), por nën Serbi.
1297. Nëse dëshironi ta shkëputni Kosovën nga Serbia, atëherë duhet ndryshuar kufijt e gjithë Ballkanit.
1298. Tani, si duket ndërkombëtarët, pranuan mosndryshimin e kufijve.
1299. Do të thotë mos ndryshimi i kufirit të Serbisë ku Kosova është pjesë e sajë.
1300. Këto janë meritat e tua zotëri Thaçi që nga lufta deri në ditët e sotme.
1301. Si duket Obama pranon idenë e Milan Paniqit që Kosova të hyjë në BE me Serbinë, kështu eliminiohen kufijtë.
1302. Në këtë vështrim, nuk do të bisedohet a jane kufi administrativ apo shtetëror.
1303. Serbia delë fituese, sepse Kosova inkuadrohet në BE si Serbi.
1304. Shqiptarët fitojnë, sepse hyjnë në BE.
1305. Mbetet vetëm një problem për të regulluar, është statusi i Veriut.
1306. Veriu është e vetmja garanci për Serbinë në pengesën e realizimit të shtetit të Kosovës, sepse nuk ekziston shtet pa sovranitet të plotë.
1307. Serbia do të këmbgulë në mbajtjen e institucioneve të Serbisë në Veri.
1308. Faza dytë do të detyron të bisedohet për Veriun.
1309. Në bisedime do të bejnë kompromis, duke shpëtuar fytyrën e Thaçit, apo jo ?
1310. Madje kjo është kërkuar nga Stefanoviqi!
1311. Stefanoviqi kishte kërkuar nga Pantiqi që të ruhet fytyra e Thaçit për heqjen e barrikadave në Veri ! (me 8 Nentor 2011)
1312. Ai vazhdon duke thënë se nuk kemi interes që të dobësohet Thaçi në Kosovë !!!
1313. Çka do të jetë zgjedhja e Veriut ???
1314. Veriu do të ketë një decentralizim shumë të gjerë.
1315. Veriu do të vetëqeveriset, por nuk do të thuet termi autonomi apo republikë.
1316. Veriut do t` I thonë Ahtisari plus për të evituar indinjatën shqiptare.
1317. Veriu do të jetë një Republikë serbe, si në Bosnjë.
1318. Veriu do t'i vjel tatimet në pikë kalimet administrative të portës 1 dhe 31.
1319. Veriut do t'i mundesohet t'i grumbulloj tatimet e taksat, dhe do t'i disponoj lirshëm me ato para.
1320. Veriu do kete sovranitetetin dhe integritetin administrativ të vetin në kuader të Republikës së Kosovës Serbe.
1321. Si kompromis institucionet e Serbisë do të legjitimohen në kuadër të institucioneve të Kosovës.
1322. Kjo do të thotë se kryetarët e komunave të cilët janë zgjedhë me zgjedhje të Serbisë do të « Legalizohen në kuadër të Kosovës ».
1323. Në këtë menyrë Serbia do të thotë kam fituar se institucionet e Serbise janë « legalizuar në Kosovë ».
1324. Qeveria e Kosovës me këtë legalizon institucionet e Serbisë në Kosovë apo ndarjen e Veriut.
1325. Këtë e thotë edhe profesori i Universitetit të YALE në SHBA.
1326. Profesori Banac thotë për Veriun e Kosoves : « Autonomia e gjerë brenda shtetit legjitimon ndarjen e Kosovës ». (Express 27 tetor 2012)
1327. A përputhet kjo me deklaratën e Daçiqit të 22 shtatorit 2012.
1328. Daçiqi thotë : « duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, që nuk nënkuptojnë njohje pas ndarjes administrative të Kosovës ».
1329. Ku është problemi juridik ?
1330. Nëse Serbia vendos krye më vete, apo unilateralisht ta marrë Veriun, atehere pranohet nga serbia se Veriu është pjesë e saj, por Jugu Jo.
1331. Në menyrë indirekte pranon se pjesa Jugore e Kosovës nuk është Serbi. Ajo do të ishte një njohe indirekte, e cila mundeson të krijohet një shtet të Kosovës në Jug.
1332. Qëllimi i politikës së Serbisë është të mirret Veriu përmes një statusi special dhe pjesa jugor e Kosovës të mbetet prapë nën Serbi pa e njohur fare sovranitetin.
1333. Kështu bëhet ndarja e Kosovës pa zhurmë, duke genjyer popullin se kemi shtrirje të sovranitetit në Veri.
1334. Hashim Tadiçi mund ta rrejë popullin se Kosova ka integruar Veriun !!!
1335. Kosova do të jetë Republika e Kosovës Serbe me një Republika Serbska, të gjithë në kuadër te Serbisë.
1336. Ramush Tahiri vetëm ka përgaditur terrrenin, duke deklaruar se strukturat paralele janë legjitime.
1337. Tani pritet nga Qeveria e Kosovës vetem t'i « legalizojë ».
1338. Këto gjëra thuhen edhe nga një specialistë anglez, profesor në University of Birmingham zoteri Nicolas Hebert, raport i krijuar në mars 2012.
1339. Profesor Nicolas Hebert thotë : « Beogradi është duke u munduar të krijoj 2 entitete : njëri nga komunat dhe enklavat serbe si vazhdimësi të Serbisë dhe tjetri entitet pjesa e mbetur e Kosovës që do mirrte një autonomi substanciale ».
1340. O popull shqiptar !!! Mos i ndigjohni spiunët, hajnat, horrat, kodoshat, dilinxhitë e tradhtarërt të cilët qeverisin Kosovën. Duhet të ngrihemi në këmbë i madh dhe i vogël për të refuzuar çdo gjë !!!!
1341. Modeli i Hong Kongut i përzier me Irlandën e Veriut me dy komunitete.
1342. Para negociatave, Britania insistonte të mos përmendej më UNMIK-u dhe rezoluta 1244. (Me heqjen e ketyre 2 fjalive Kosova nuk kishte pasur varësi ndaj Serbisë).
1343. Më tutje vazhdohet : « Vetë Qeveria e Kosovës thoshte se duhet të jemi pragmatik, duke përmendur rezolutën 1244 ».
1335. A e shihni, o popull !!!! A e shihni çfarë qeverie kemi !!!
Tradhëtari mbetet tradhëtar!!! Tradhëtari nuk mundet të ndryshojë!!! Këta politikaj na këthyen nën Serbi!!!
1336. Miqë të Kosovës folën me ashpërsi kundër këtyre bisedimeve :
1)- Soren Petersen : Kosova nuk duhet të hyjë në bisedime, nuk duhet të bëhen kompromise, ky është rifillimi i bisedimeve për statusin e Kosoves. Kjo eshte shqetësuese. (23 shkurt 2012)
2)- James Hooper, diplomati amerikan në pension thotë, se nuk duhet te hyj Kosova në bisedime, sepse do humb çdo gjë.
3)- Analisti më i njohur në SHBA Bugajski thotë: me negociata Serbia fitoj, Kosova humbi. Kosova pranoj sovranitetin e Serbisë. (1 mars 2012 BalkanWeb)
4)- Gazeta TIMES: shqiptarët humbin në Bisedime. (11mars 2011)
5)- Ivo Banac, profesor në Universitetin Amerikan te Yale : konsideron marrëveshjen për Fusnotë kunder sovranitetit , kundër interesave të Kosovës. (29 shkurt 2012 RTK live)
6)- Analisti për Ballkan dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, me pranimin e Fusnotës shprehet se Kosova është shumë në rrezik ! (18 mars 2012 Express)
7)- Britania ishte kunder Rezolutës 1244 dhe UNMIK-ut. (Cliff 7 mars 2012)
1337. Plus Hashim fillove bisedimet kur u arrestuan në Presheve 12 ushtarë të UÇK-së !!!
1338. Shefi i UÇK bisedon me Serbinë.
1339. Ushtarët e lirisë arrestohen nga Serbia.
1340. Diçka shumë e çuditshme !!!
1341. Hashim, keto bisedime zhvillohen në mënyrë sekrete, apo jo ?
1342. Pse populli shqiptar nuk dinë se çka bisedoni ?
1343. Pse Parlamenti nuk dinë se çka bisedoni ?
1344. Pse nuk dihet substanca marrëveshjeve ?
1345. Besoj që nçse keto marrëveshje do të ishin në favor të popullit, na kishe lodhur me lavdërimet.
1346. Pasi janë sekrete për popullin shqiptar e parlamentin, dihet se janë kundër popullit shqiptar, apo jo ?
1347. A pranove kufirin mes Kosovës dhe të Serbisë si vij administrative ???
1348. Nëse nuk ka kufi shtetror në mes Kosovës dhe Serbisë, a do te thotë se jemi nje shtet ???
1349. A do të thotë se Kosova është një njësi apo një teritor administrativ i shtetit të Serbisë ?
1350. A deklaron fitoren menjëhere Stefanoviqi duke thënë : « fituam, nuk flitet për kufi shtetëror por për pikekalime administrative » ? (25 shkurt 2012)
1351. Jeremiqi shumë i kënaqur thotë : « çdo gjë është realizuar në bazë të interesave të Serbisë, sipas kushtetutës Serbisë dhe Rezolutës 1244 » ! (25 shkurt 2012)
1352. KJO A ESHTE TRADHETI ZOTERI THAÇI ?
1353. Daniel Server a e kualifikon kufirin Kosovë/Serbi si pikë kalim administrativë? (15/01/2012 Koha Ditore)
1354. KFOR-i thirrë kufirin Kosove/Serbi vij administrative.
1355. UNMIK-u thirrë kufirin Kosove/Serbi vij administrative.
1356. EULEX-i thirrë kufirin Kosove/Serbi vij administrative.
1357. BE thirrë kufirin Kosove/Serbi vij administrative.
1358. Nëse hyjmë në BE, Kosova hynë si pjesë e Serbisë.
1359. Pas këti pranimit, a është përgaditur që « institucioni Doganor » të kaloj në një « agjensi Ekonomike » ? (24 prill 2011)
1360. Deri tani i pamë Zotëri Thaçi punët tua në interes të Serbisë, tani do t'i japë disa fakte shtesë :
1361. Serbët propozuan autonomin në Rambuje.
1362. Ti Hashim, pranove autonomin në Rambuje.
1363. Serbët propozuan një qeveri të përkohshme për Autonomin e Kosovës.
1364. Ti Hashim, bëre Qeverine e Përkohshme në Rambuje.
1365. Serbët propozuan një kornizë kushtetuse për mes UNMIK-ut.
1366. Ti Hashim, pranove kornizën kushtetuse.(në kuadër të rezolutës 1244 dhe kushtetutës serbe).
1367. Serbia shpalli referendum për mbetjen e Kosovës në Serbi.
1368. Ti nuk shpalle referendum për Kosovën.
1369. Serbia shpalli në referendum mos ndarjen e Kosovës nga Serbia.
1370. Ti Hashim, shpalle Republikën e Kosovës pa ndarjen nga Serbia.
1371. Ti Hashim, në shpallje nuk kërkove ndarjen, çudi !!!
1372. Shpalljen e bëre me parlament, e jo me referendum si Serbia.
1373. Shpalle Republikë në teritor të Serbisë.
1374. Ti Hashim, në kushtetutë e fute rezolutën 1244.
1375. Ti Hashim në Kushtetutë e fute Aktin Final të Helsinkit.
1376. SHBA kërkuan që të lobosh.
1377. Ti Hashim nuk lobove.
1378. SHBA me shpalljen të rekomanduan shume herë të integrosh Veriun me polici.
1379. Ti Hashim nuk e bëre kurrë.
1380. Ti, a e din Hashim, se nuk ka shtet pa sovranitet ?
1381. Ti Hashim ke punuar për ta ndarë Veriun.
1382. Serbia thotë se Kosova nuk duhet të ketë ushtri.
1383. Ti Hashim e le Kosovën pa ushtri.
1384. Serbia thotë se Kosova nuk duhet të ketë simbole shtetrore në vijën administrative Kosovë/Serbi.
1385. Ti Hashim i heq flamujt dhe simbolet shtetërore!
1386. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë simbolet shtetëror në vulat doganor.
1387. Ti Hashim i heq.
1388. Serbia thotë Kosova nuk duhet të shkruhet shteti i Kosoves në Diploma.
1389. Ti Hashim i heq.
1390. Për të vazhduar inventarin të gjatë të bashkpunimt t’juaj me Serbinë marrë shembullin e negociatores tënde, Edita Tahiri.
1391. Janë shumë fakte se Qeveria jote Hashim ka lejuar që asetet e KEK-ut të transmetimit të konsiderohen te Serbisë.
1392. Edita Tahiri në pamundësi të kundërshtoj, pranon që Serbia ka sovranitet mbi Kosovën në Telekomunikacion dhe Energji, apo jo ???? (Balkanweb 13/12/2011)
1393. Edita Tahiri pranon se Telekomunikacioni dhe Energjia është nën sovranietetin e Serbisë me punën tënde.
Për te perfunduar:
1394. Ne si popull nuk duhet të pranojmë këto bisedime. Qeveria ka gënjyer si gjithëhere, duke thënë nuk janë negociata por bisedime.
1395. Qeveria ka genjyer kinse këto bisedime janë teknike. Ka genjyer duke deklaruar se nuk bisedohet as për statusin, e as për çeshtjet e brendshem të Kosovës.
1396. Realiteti për çdo ditë po vërteton se kjo qeveri përmbushi të gjitha dëshirat e Serbisë. Sot nuk po bisedohet, as nuk po negociohet, por po vendoset në emër të Kosovës pa pyetur askend.
1397. Duhet populli t'i refuzoj këto vendime. Sepse kjo qeveri nuk ka legjitimitet :
1398. Kjo qeveri vendos në emër të shqiptarëve, kur nuk e ka shumicën e votave.
1399. 80% e popullit nuk ka dalur në zgjedhje.
1400. 30% të votueseve është arritur me mbushjen e kutive të votimit.
1401. PDK ka marrë 30% me hajni.
1402. PDK është udhehequr dhe udhëhiqet nga UDB-ashët dhe spiunët e SHIK-ut.
1403. PDK është në koalicion me serbët.
1404. PDK është me oficerin e KOS-it, Bexhet Pacollit në koalicion.
1405. Do të thotë spiunët e PDK, spiunin Bexhet Pacolli, AKR dhe serbët vendosin për shumicën shqiptareeeee !!!
1406. Unë i them jooooooo !!!
1407. Dhe i gjithë populli duhet t'i thotë jooooo kësaj pune !!!
1408. Të gjithë ata të cilët ishin në Rambuje, prapë janë ata sot të cilët kërkojnë bisedime me Serbinë.
1409. Ti shikojme partitë ; PDK është kapluar nga UDB-ashet . Merrni të gjithë thirren në emër të luftës, si krahë i luftës, por asnjëri nuk ka luftuar. Të gjithë janë pasuruar në emër të luftës, gjakut të dëshmorëve dhje pushteteve.
1410. LDK kur ishte hequr autonomia (1989) Isa Mustafa ishte kryeshef I ekzekutivit të Prishtinës. Sot kur votohet Rezoluta katastrofale për vazhdimin e bisedimeve ai është ngritur në pozitën e kryetarit të Komunës.
1411. AAK, Blerim Shala i cili ishte në Rambuje. Blerim Shala nuk dihet pse ka qenë i thirrur. Dihet vetëm se është njeriu i shërbimeve dhe i financuar nga shërbimet. Edhe Blerim Shala është pasuruar me luftën, sepse është financuar për t'i shitur mend popullit.
1412. Bexhet Pacolli vetë pranon se njihet me familjen e Millosheviqit nga 1977-78.
1413. Bexhet Pacolli kishte deklaruar se Serbia është nëna jonë. Nëna ndonjehere sillet keqë me fëmiun. Por unë do ta pajtoj fëmiun me nënën. (Do të thotë Kosovën me Serbinë).
1414. Bexhet Pacolli shumë vazhdon te pres familjen Milosheviq në Hotelin e tij në Lugano. Kemi dëshmitarë shqiptarë që kanë parë në gjysmen e dytë të korrikut 2007 Borisllav Millosheviq (vllau i Sllobodanit), Marko Millosheviq (djali) dhe gruan e kriminelit Mira Markoviq.
1415. Për Hashim Thaçin mos të flasim, të gjithë e dinë tani se është spiun i Serbise dhe i Bou de Marnhac.
1416. Kjo po ma rikujton Kuvendin e Kosoves së Krahinës së Autonomisë. Kuvendi i Kosovës në 1989 votoj amendamentin 42 që mundësoi heqjen e Autonomisë nga Serbia. Sot Kuvendi voton rezolutën për të biseduar me Serbinë.
1417. Ne si popull duhet të kuptojmë një gjë : duhet t'i ikim këtyre partive politike të krijuara ose të kontrolluara nga shërbimet serbe. E dyta, nuk duhet të jemi feudal në aspektin politik. Gabimi, ose e keqja duhet të denoncohet menjëherë. Sepse e keqja rritet dhe forcohet. Edhe vllai nëse bënë gjëra të keqija, kërkohet nga dinjiteti juaj ta kundërshtoni. Armiku po e kontrollon popullin me këto parti. Këto parti po e amortizojnë pakënaqësin e popullin tonë.
1418. Ne si popull duhet të refuzojmë marrëveshjet edhe nëse nënshkruhen.
1419. Qeveria Thaçi nuk ka legjitimitet politik.
1420. Qeveria Thaçi nuk ka legjitimitet të luftës.
1421. Sot dihet se vetëm Ramush Haradinaj ka legjitimitetin e luftës.
1422. Nëse, hyjnë në koalicion (AAK) me PDK do të bëhen shumë arrestime në radhët e ish-UÇK dhe do të thonë se Ramushi i ka arrestuar.
1423. Pas këtyre bisedimeve përsëri Ramushi dhe Daut Haradinaj do të arrestohen.
1424. Kryesore është se këta do të eliminohen.
1425. Sepse Kosova është nën Serbi.
1426. AAK do të dirigjohet nga Blerim Shala, kjo ka qenë arsyeja e hyrjes së Blerim Shalës në AAK.
1427. Këtu kanë nevojë për Ramushin vetëm për të legjitimuar bisedimet, asgjë tjetër.
1428. Sonja Maloviq, ministria e Drejtesise së Serbisë, kishte lajmëruar që kishte dosje tjera për Ramushin dhe Dautin. Serbia me PDK presin momentet e përshtatshëm për të lansuar fletarrestet tjera dhe EULEX do t'i kryj punët e drejtëtsisë me ish- ushtarët e UÇK.
1429. Duhet të ndryshohet kjo Kushtetut e sjellur nga Serbia.
1430. Duhet të refuzohet ky flamur i sjellur nga Serbia.
1431. Në Kushtetutë duhet të përmendet lufta çlirimtare e cila mundëson pavarësimin.
1432. Në Kushtetutën e Kosovës nuk përmendet askund lufta e lavdishme e UÇK-së si akt themelus të shtetit.
1433. Ne duhet të përdorim ligjet e dekolonizimit.
1434. Duhet të pastrohet AKI nga të dërguarit e Serbisë.
1435. Duhet të pastrohen 5 drejtorit dhe shtabi i policisë së Kosovës.
1436. Duhet të pastrohet Prokuroria e Kosovës nga UDB-ashët.
1437. Duhet të pastrohen gjykatat nga të dërguarit e Serbisë.
1438. Duhet të ndërpriten lidhjet mes institucioneve të sigurisë së Kosovës me Serbinë.
1439. Duhet të kërkojmë ndërprerjen e EULEX-it.
1440. Duhet të mos pranojmë Rezolutën 1244.
1441. E rëndësishmja është që organet e sigurisë në Kosovë të pastrohen prej SHIKi-stave dhe UDB-ashëve !!!
1442. Këtu duhet t'i themi STOP bisedimeve !!!
1443 Por, edhe nese zhvillohen bisedimet tutje, nuk duhet populli ta PRANOJ produktin e tyre!!! Fund
Nga koha kur ishte kthye Gjergj Kastrioti-SKENDERBEU në Krujë në vitin 1443 (aq pyetje janë) deri më sot kishte pasë shumë tradhtarë shqiptar dhe Esat pasha Toptana. Hashimi është Esat pashë Toptani i fundit te kombi shqiptarë!
-Pyetjet që ia kamë parashtruar Fatmir Limajt (1-272) vlejnë edhe për ty dhe antarët e asaj partie që na e paskëshit pas formuar në vitet ’80, ju, të ish-anëtarët e Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe shumica e antarëve të Kryesisë së PDK-së.
Murat Jashari Fribourg, Orizare-Kumanovë. Kontakt adresa: [email protected]
P.S /Ky artikull ka qenë i botuar ne gazetën e shtypur Bota sot për Kosovë dhe Diasporë, por me kerkesë të lexueseve e botojmë edhe online.
Lexo poashtu:
Murat Jashari “godet” rëndë figurat e larta të PDK’së, ka disa pyetje për ta
Murat Jashari: Kush ma vrau vëllanë, Ismet Jasharin?
Vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanova” me 104 pyetje për Azem Sylen
Jashari: Kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit e Shaban Shalës në Kleçkë?
Murat Jashari , 510 pyetje për Xhavit Halitin
Murat Jashari i drejtohet Xhavit Halitit: Kush e vrau Ilir Konushevcin?!
Si u zgjodh Kadri Veseli si shef i SHIK-ut, kush vendosi?
Ti Xhavit, Azem, Kadri, Hashim a thoshit se Adem Jashari është njeri i Serbisë?
Me snajperat që ua sollën nga Zvicra, u vranë djemtë e vashat më të mira!
Hashim Thaçi të përgjigjet: Pse SHIK-u i ka vrarë Remzi Hoxhën, Ali Uken, Behadin Allaqin?
Akuza për Hashim Thaçin: Ju SHIK-u e rrethuat Adem Jasharin dhe e shkatërruat!
Vëllai i komandant “Kumanova”: Ja nga kush u krijua SHIK-u
Pierre Siramy a deklaronte se ti Hashim! Je spiun i Serbisë?
“Rugova u helmua nga vetë SHIK-istat dhe UDB-ashët, pse po hesht LDK-ja?”
Pse po ngriten njerëzit e Serbisë në Kosovë??? Pse EULEX-i nuk e arreston Hashim Thaçin?
A u bë dëbimi i shqiptarëve nga Veriu me koordinim të SHIK-ut, DGSE dhe MUP-it serb?