Rama, "darkë vëllazërore" me Thaçin në Tiranë

Lajme

Rama, "darkë vëllazërore" me Thaçin në Tiranë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:55

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter” ka treguar se është duke darkuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se është një darkë vëllazërore me Thaçin për punët e vitit në rrugën e bashkëpunimit mes tyre dhe në prag të vizitës në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Sekretari Amerikan i Shtetit pritet ta vizitojë Tiranën më 14 shkurt. Burime të gazetës “Express” bëjnë me dije se kryediplomati amerikan, përveç lidershipit të Shqipërisë, mund të takojë edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat