Austria dëshiron ti bllokojë refugjatët në kufijtë e Serbisë dhe Maqedonisë

Lajme

Austria dëshiron ti bllokojë refugjatët në kufijtë e Serbisë dhe Maqedonisë

Nga: Fitim Dika Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:16

Pas dështimit të Greqisë për të kontrolluar dhe mirë menaxhuar kufirin në brigjet e saj në kufij më Turqinë, vendi austriak ka menduar të dërgojë ushtarë në kufirin e Maqedonisë dhe Serbisë për të luajtur rolin që nuk mund ta bënte Greqia.

“Ne po kërkojmë rrugë të tjera për zgjidhjen e krizës ndaj refugjatëve,” tha ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, të premten përpara kolegëve të tij në Amsterdam. “Maqedonia është e gatshme ti pranojë ndihmat për të luajtur rolin e mbrojtjes së kufijve të zonës Shengen nga refugjatët ilegalë.”

Vendet europiane kanë ulur normat e refugjatëve, dhe kërkojnë që shumica e tyre të dëbohen direkt nga Greqia për në Turqi ose vendlindje. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur me Greqinë, duke kërkuar BE-ja që këtë rol ta merr Maqedonia. Një ligj i ri që ashpërsoi ligjet ndaj refugjatëve, është se këta të fundit duhet të presin tre vjet, derisa të marrin me vete familjarët.

Poashtu para pak ditësh, BE aprovoi ndihma shtesë për Turqinë që t'u mundësojë refugjatëve kushte më të mira./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat