Nuk ka më marrëzi sesa të thuash "Thaçi nuk bën për president, por bën për kryeministër"

Lajme

Nuk ka më marrëzi sesa të thuash "Thaçi nuk bën për president, por bën për kryeministër"

Nga: P.Rudi Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:15

Publicisti Rexhep Kastrati ka shkruar se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa si kryetari i LDK-së ka arritur që të ketë ato prerogativa shtetërore, për të cilat të tjerët po bien copash që t'ia marrin atij dhe ta mveshin veten me to.

“Mustafa, si kryetar i LDK-së ka arritur që të ketë ato prerogativa shtetërore, për të cilat të tjerët po bien copash që t'ia marrin atij dhe ta mveshin veten me to. Prandaj i kuptoj xhelozirat, inatet dhe provincializmat primitivë që po i shpërfaqin ata që me dhunë duan t'ia marrin LDK-së dhe kryeministrit Mustafa ato që ia kanë dhënë qytetarët dhe marrëveshja e koalicionit”, ka shkruar Kastrati.

Ai më tej shkruan se nuk ka më marrëzi sesa tē thuash se Thaçi nuk bën për president, por bën për kryeministër.

“Nuk ka më marrëzi sesa tē thuash se Thaçi nuk bën për president, por bën për kryeministër; nuk ka më marrëzi të jesh kundër që kryetari i LDK-së tē jetë kryeministër, por të mos kesh asgjë kundër që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër. Aq më keq dhe më poshtërsi kur të gjitha këto bëhen në emër të rugovizmit dhe të LDK-së”, ka shkruar ai./BS/

Ja postimi i plotë i tij:

Kryeministri Mustafa është kryeministër i vendit dhe kryetar i LDK-së, e që këtë parti e ka bërē parti që drejton qeverinë e vendit, përkatësisht ministritē kryesore. Pra, kryeministri Mustafa, si kryetar i LDK-së ka arritur që të ketë ato prerogativa shtetërore, për të cilat të tjerët po bien copash që t'ia marrin atij dhe ta mveshin veten me to. Prandaj i kuptoj xhelozirat, inatet dhe provincializmat primitivë që po i shpërfaqin ata që me dhunë duan t'ia marrin LDK-së dhe kryeministrit Mustafa ato që ia kanë dhënë qytetarët dhe marrëveshja e koalicionit, por duhet ta kuptojnë se para se ta djegin shtetin dhe pushtetin, duhet të mendojnë se si të dalin nga listat e zeza. Kurse veglat kondomë që po bien copash për ta kthyer LDK-në në fraksion, dhe për t'i mveshur me pushtet ata që nuk i mveshën qytetarët me votën e tyre, duhet ta kuptojnë se në histori do hyjnë si argatë të dreqit! Këmbëngulja e tyre që të jenë pjesë e angazhimeve për rrënimin e LDK-së për llogari të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, tregon sesa thellë janë zhytur në llumin e së keqes. Nuk ka më marrëzi sesa tē thuash se Thaçi nuk bën për president, por bën për kryeministër; nuk ka më marrëzi të jesh kundër që kryetari i LDK-së tē jetë kryeministër, por të mos kesh asgjë kundër që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër. Aq më keq dhe më poshtërsi kur të gjitha këto bëhen në emër të rugovizmit dhe të LDK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat