Milaim Zeka "zbulon sekretet” se çfarë ka biseduar Thaçi në Amerikë

Lajme

Milaim Zeka "zbulon sekretet” se çfarë ka biseduar Thaçi në Amerikë

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 15:24

Gazetari Milaim Zeka vlerëson se zv.kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është duke gabuar, pasi Thaçi “i ka keqpërdorur, përkatësisht po i keqpërdor mikpritjen që ia ofronin vendet perëndimore, në krye me SHBA”.

"Personalisht kam pasur informata te dores se pare se per çfare kane biseduar autoritete amerikane me zotrin Thaçi, madje edhe vete John Kerry, po kisha menduar te hesht e te mos flas", ka shkruar Zeka.

Zeka mendon se e vërteta është, se as SHBA, eas vendet e Bashkimit Evropian, jo që nuk kanë ndonjë lider të preferuar në Kosovë, po as që mund ta gjejnë për momentin, nëse sipas tij, vërtetë i shikojnë kriteret të cilat duhet ti plotësojë një politikan.

“Të vetmin njeri që perëndimi e mbështetë në Kosovë, deshëm apo nuk deshëm ne, është presidentja Atifete Jahjaga”, ka shkruar Milaim Zeka.

Ai më tej thekson se gjatë vizitës së Thaçit në SHBA, boshti kryesor i bisedimeve, ka qene Gjykata Speciale.

"Zoteri Thaçi, natyrisht qe nuk ka dashur t i dekonspiroje miqte amerikane, por e verteta eshte se gjate vizites se tij atje, boshti kryesor i bisedimeve, ka qene Gjykata Speciale, dhe akuzat eventuale te cilat do te ngriten mbi te dhe te tjeret. Ne qarqet nderkombetare, te lidhura ngushte me Prokurorine e kesaj Gjykate, eshte duke u diskutuar varianti me i keq, qe nese do te akuzohet Thaci, ai te mos arrestohet e te dergohet en Hollande, por t i jipet mundesia qe te mbrohet ne liri. Kjo e drejte nuk iu dha Ramush Haradinajt. Gjithashtu, neper keto qarqe, dhe ne analizat e sherbimeve nderkombetare ne Kosove, tani me dihet fare mire, se pozite dhe opozite, jane te bashkuar rreth krijimit te kesaj gjendje kaotike, pasiqe qe te gjithe do te jene viktima te kesaj Gjykate… Pra, si perfundim, ndoshta ne kushtet e roberimit klasik nga ana e Serbise, deklaratate e Rugoves munde te aresyetohen, por asesi deklaratate e Thacit. Injoranti me i madhe i fshatit me te thelle malor ne Kosove, e kupton se Amerikes as qe i han baloshi se kush zgjidhet president ne Kosove, perpos qe, si vend mik, qe ka investuar shume ne projektin e Pamvaresise, sigurisht qe duan stabilitet dhe rehati ne kete vend…", ka shkruar Zeka në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat