Keds, Kek dhe Ministria e Financave qesin në lajthitje qytetarët

Lajme

Keds, Kek dhe Ministria e Financave qesin në lajthitje qytetarët

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:50

KEDS-i po vazhdon faturimin e borxhit të vjetër përkundër që është marrë një vendim nga Qeveria e Kosovës për ta falur.

Ekzekutivi ka marrë vendim që të gjitha borxhet deri në fund të 2008 të falen, duke përfshi të gjitha kategoritë, rrymën, ujin, mbeturinat, borxhet pronësore etj.

Mirëpo në KEDS thonë se borxhet e vjetra janë në periudhën para se kjo kompani të marrë nën menaxhin distribucionin dhe për këtë kompetent është KEK-u.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se kanë marrë një konfirmim nga KEK për shlyerjen e borxheve që kanë më pas se 100 euro dhe nuk kanë obligime që nga 2009 e këndej.

“Borxhet e vjetra nuk janë kompetence e KEDS-it, por e KEK-ut. Kjo, sepse borxhet e falura janë për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, ndërsa KEDS ka filluar operimet ne maj 2013. Së fundmi KEDS e ka marre një konfirmim nga KEK-u për shlyerjen e borxheve për ata që kanë borxh më pak se 100 euro dhe qe nuk kanë obligime nga viti 2009 e këndej. Jemi në proces të verifikimit dhe implementimit ne sistem kështu që ato do të eliminohen në faturat e muajit shkurt. Por, po e theksojmë edhe njëherë, se përgjegjës për borxhe të vjetra dhe të falura është KEK-u”, thotë Buzhala për mediat vendore.

Ndërsa Edmond Nulleshi, Drejtor Ekzekutiv Shërbimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë se i kanë dërguar listën KEDS-it dhe KESCO-së për 63 mijë konsumator që falja e borxhit është e pakushtëzuar.

“Përfundimisht, kërkesa për ekzekutim të faljes për rreth 63 mijë konsumatorë për të cilët falja borxhit është e pakushtëzuar, tashme qe një kohë, është dorëzuar në KEDS/KESCO për implementim. Presim nga KEDS/KESCO te permbush obligimin dhe fshije borxhet ne fjale nga faturat e konsumatorëve”, thotë Nulleshi.

Ai thotë se përkundër faktit se shërbimet e konsumatorëve dhe bazat aktive te shënimeve të konsumatoreve të energjisë elektrike janë në KEDS/KESCO, KEK është duke përmbushur të gjitha kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Falje te Borxheve dhe legjislacioni ndërlidhur.

“Në këtë vije, KEK ka arritur te bëjë definimin e saktë të të gjitha borxheve, që janë subjekt i këtij legjislacioni me ç’rast janë prkaditur listat me shënimet e borxheve të papaguara deri më 31.12.2008 dhe borxheve nga data 01.01.2009, konform Ligjit ne fuqi, për secilin konsumator veç e veç”, ka thënë Nulleshi.

Shefi i saj, Avdullah Hoti kishte marrë edhe vendimin për faljen e borxheve.

Ardita Dushi, shefja e kabinetit të Hotit dhe këshilltare për media, nuk ka pranuar të flas, përkundër që pozicioni i saj është kontakti me mediat.
Ministrin Hoti, por ai ka qenë i paqasshëm për media.
Ministri Hoti ka hiq më pak se 11 persona në kabinetin e tij, dhe dy persona në zyrën e mediave, gjithsej 13 persona.

Një duzinë këshilltarësh dhe punëtorë në këtë ministri nuk janë në gjendje të japin një përgjigje për njërën nga problematikat më të mëdha që qytetarët përballen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat