Cilin zyrtarë të Kosovës do ta takojë John Kerry?

Lajme

Cilin zyrtarë të Kosovës do ta takojë John Kerry?

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:01

Sekretari Amerikan i Shtetit pritet ta vizitojë Tiranën më 14 shkurt. Burimet bëjnë me dije se kryediplomati amerikan përveç lidershipit të Shqipërisë, mund të takojë edhe zyrtarë të lartë të Kosovës.

Kriza që e ka kapluar Kosovën, pritet të jetë objekt diskutimesh edhe në Tiranë kur atje të shkojë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Përvec udhëheqëve shqiptarë, Kerry mund të takojë edhe dikë nga udhëheqësit e Kosovës.

Po ashtu, bëhet e ditur se zgjedhja e Presidentit të Kosovës nuk do të jetë në rend para kësaj date. Thaçi kishte takuar John Kerryn në një takim joformal në Washington. Pas këtij takimi kishte postuar një fotografi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat