Serbia e furnizon “me të dhëna Gjykatën speciale për krimet e UÇK-së”

Lajme

Serbia e furnizon “me të dhëna Gjykatën speciale për krimet e UÇK-së”

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 12:30

Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka formuar të ashtuquajturin grup punues i cili do të krijojë arkivin që “do të mund të shpinte deri te përgjegjësia komanduese për krime që i ka bërë UÇK”.

Ky arkiv, që ka të bëjë me vitet 1998, 1999 dhe 2000, do të klasifikohet në shtatë zonat operative të UÇK-së.

Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit, Milovan Drecun.

"Për herë të parë kemi bërë koordinimin e të gjitha shërbimeve tona, organeve kompetente shtetërore dhe të Këshillit të Kuvendit, të cilat kanë fakte e dëshmi për krimet konkrete që i ka bërë UÇK. Arkivi, përkatësisht baza e shënimeve që do ta formojmë, do të ketë të gjitha njohuritë për urdhërdhënësit, përmbaruesit dhe dëshmitarët e krimeve. Përmes Prokurorisë sonë për Krime lufte, të gjitha këto njohuri do t’ia dërgojmë Gjykatës Speciale për krime lufte të UÇK-së e cila do t’i gjykojë pjesëtarët e saj”, ka thënë Drecun.

Drecun ka zbuluar se Ekipi special hetues tashmë pozitivisht ka reaguar për propozimin e Grupit punues për bashkëpunim dhe pret që bashkëpunimi së shpejti të bëhet zyrtar.

“Grupi punues ka njohuri se ekzistojnë ditarë lufte të UÇK-së të cilët i ka konfiskuar KFOR-i e në të cilat flitet për krimet e bëra”, ka theksuar Drecun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat