Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e Egzon Mazrekut nga Suhareka

Lajme

Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen e Egzon Mazrekut nga Suhareka

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 11:10

I arrestuari është Xhevat Hysenaj nga Lipjani. Ai dyshohet se ka plagosur edhe babanë e viktimës. Rasti ka ndodhur më 27 janar në shtëpinë e familjes Mazreku.

Policia e Kosovës arrestoi në orët e vonë të mbrëmjës së kaluar, të dyshuarin kryesor të vrasjes së 22 vjeçarit, Egzon Mazreku nga Sopia e Suharekës.

I arrestuari është Xhevat Hysenaj nga Lipjani. Ai dyshohet se ka plagosur edhe babanë e viktimës. Rasti ka ndodhur më 27 janar në shtëpinë e familjes Mazreku.

Nga hetimet e para dyshohets e Hysenaj së bashku me Naser Makollin, kishin shkuar për të vjedhur.

Hazir Berisha, zëdhënës I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit e konfirmoi arrestimin e këtij personi të shumëkërkuar.

Derisa Hysenaj është arrestuar, ndaj Naser Makollit, një ditë më paër Gjykata Themelore në Prizren, I caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat