Ja ku është “fshehur” Sokol Bashota!?

Lajme

Ja ku është “fshehur” Sokol Bashota!?

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:30

(E plotësuar) Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota të premten ka dalë në vendin e punës. Një ditë pasi iu bastis zyra dhe banesat e tijë për dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre, zyrtarët e kësaj komune kanë konfirmuar se Bashota është paraqitur në punë sikurse zakonisht.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënsja e kësaj komune Samije Gjergji.

“Po kryetari sot ka dal në punë. Gjatë ditës do t’i keni të gjitha detajet”, ka thënë shkurt Gjergji.

Merret vesh se tek sot atij I ka shkuar thirrja nga prokuroria për tu paraqitur në organet e drejtësisë lidhur me dyshimet e ngritura.

Bashota bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.

Shteti nuk e di ku ka mbetur Sokol Bashota, askush nuk e di!

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, sot nuk ka dal në zyrën e tij edhe pse sot është ditë pune. Media ka kontaktuar zyrtarët përkatës, por askush nuk e di ku ndodhet Bashota. Se ku është, këtë thonë se nuk e dinë as në komunë, as në polici por as në prokurori.

Ende nuk dihet se ku ka mbetur Sokol Bashota, kryetari i Komunës së Klinës. Ai nuk ishte prezent as dje kur policia bastisi zyrën e tij në komunë dhe disa të tjera.

Prokuroria Speciale dyushon se Bashota ka kryer vepren penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, bashkë edhe me disa zyrtarë të tjerë komunalë.

Sot (e premte) edhe pse ditë punë, Bashota nuk ka dal zyrën e tij.

Lajmi kontaktoi me zyrtaren për media të komunës së Klinës, Samije Gjergji, për të kuptuar nëse kryetari bashota ka dal në vendin e punës.

“Kryetari pritet të arrijë në punë”, tha Gjergji.

Por jo vetëm zyrtarja e komunës nuk e di ku ka mbetur kryetari! As policia nuk di asgjë për vendnodhejn e tij, së paku zyrtarisht.

Të kontaktuar nga lajmi, zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës në Prishtinë, thanë se nuk kanë ndonjë informacion mbi vendndodhejn e kryetarit bashota.

Ata thanë se për këtë çështje duhet folur me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Por në anën tjetër, as zyrtarët e Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës nuk deshën që të flasin për këtë çështje. Të kontaktuar, ata sugjeruan që për këtë çështje të flitet me Policinë e Kosovës.

Sokol bashota, kryetar I komunës së Klinës, bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat