PK:Rjedha e trafikut për "Natën e Zjarreve"

Lajme

PK:Rjedha e trafikut për "Natën e Zjarreve"

Më: 7 mars 2010 Në ora: 15:56

Më rastin e manifestimit gjithë kombëtar “EPOPEJA E UÇK-së”, më datë 07 mars 2010, do të mbahet manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve” në kompleksin memorial në lagjen e Jasharajve në Prekaz.Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura përgatitore për të ofruar një siguri të rendit publik për të gjithë pjesëmarrësit në këtë manifestim.Edhe kësaj radhe,Policia e Kosovës do të aplikoj një sistem trafiku “njëkahor”, për të mundësuar qarkullim më efektiv dhe më efikas të trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Skenderajt dhe vendit ku do të zë vend kremtimi i “Natës së Zjarreve” -Prekaz.Me qëllim të evitimit të pengesave në komunikacion, sistemi njëkahor do të aplikohet me fillim nga ora 15:00 deri në 00:00 min.Rrjedha e qarkullimit të trafikut rrugor do të kontrollohet dhe drejtohet me udhëzimet e dhëna nga oficerët e policisë, për të përshtatur një sistem funksional të qarkullimit. Me këtë rast, drejtuesit e automjeteve do të marrin të gjitha instruksionet e duhura nga pjesëtarët e policisë së Kosovës në teren.Drejtimi : Mitrovicë –Skenderaj –automjetet do të lëvizin në rr "Dëshmorët e Kombit"- "Gjergj Fishta" -"Fehmi e Xhevë-Lladrovci"- rr e UÇK- së dhe rr. "Ali Gashi".Drejtimi: Drenas –Skenderaj –automjetet do të lëvizin në rrugët:"Azem Bejta"-"Skenderbeu" dhe përmes rrugës "Dëshmoret e Kombit" do të hynë në qytet.Drejtimi:Klinë e Pejës –Skenderaj: automjetet do të lëvizin në rrugët: "Ali Gashi" -"Azem Bejta" -"Skënderbeu" dhe përmes rrugës "Dëshmoret e Kombit",do të hynë në qytet.Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj date dhe numrin e madh të vizitorëve nga qytete të ndryshme të Kosovës,qytetarëve të komunës së Skenderajt u është bërë apel që të minimizojnë lëvizjet e panevojshme me automjete sa më shumë të jetë e mundur,me qëllim që mos të shkaktohen tollovi në komunikacion.Parkimi i automjeteve, do të lejohet në anën e djathtë përgjatë rrugëve që janë të përfshira në rrjedhën “njëkahore” të trafikut, megjithatë, çdo veturë që do të shkaktoj bllokimin e trafikut do të tërhiqet (bartet me “merimangë”), me shpenzime të pronarit.Për vend parkingjet e siguruara paraprakisht,qytetarët do të marrin instruksionet nga zyrtarët policor.Në bazë të përvojave të viteve të mëhershme,ky sistem i qarkullimit të automjeteve është treguar të jetë efektiv në mundësimin e rrjedhës së sigurt dhe efikas të numrit të madh të automjeteve që vijnë në zonën e Skenderajt.Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, për të mundësuar që secili të vij dhe të largohet nga kremtimi në mënyrë të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat