Jusuf Gërvalla parashikoi gjithçka deri në çlirimin e Kosovës

Lajme

Jusuf Gërvalla parashikoi gjithçka deri në çlirimin e Kosovës

Më: 17 janar 2016 Në ora: 08:12

Sot (e diel) bëhet 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës.

Për të kujtuar largpamësinë e vizionarit të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, ju sjellim një pjesë nga intervista e tij e vitit 1980 dhënë për të përditshmen me të madhe gjermane të asaj kohe, "Tagische Zeitung".

Gërvalla në këtë intervistë flet me saktësi për atë që ndodhi gati 20 vjet më pas në Kosovë. Parashikimet e tij janë fantastike.

Tagische Zeitung: Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të “minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare. Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht?

Jusuf Gërvalla: Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës. Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull. Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera.

Në fazën e dytë shumëçka varet nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend. Faza e dytë përmban luftën e armatosur. Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat