Kelmendi: Hashim Thaqi bashkëpunëtor i spiunit serb-UDB francezi Danjean Arnaud

Lajme

Kelmendi: Hashim Thaqi bashkëpunëtor i spiunit serb-UDB francezi Danjean Arnaud

Më: 6 janar 2016 Në ora: 18:11

Ibrahim Kelmendi një nga veprimtarët e LPK-së dhe UÇK-së, ka reaguar ndaj debatit që u zhvillua dje në ‘Rubikon’, pasi siç ai thotë, gjatë asaj bisede u përmend edhe emri i tij, kinse vetë ai ka informuar se Gjykata po e heton Xhavit Halitin për vrasje, me ç’rast ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka folur edhe rreth skeqit të ‘Stupcave’, ku ka thënë se asnjë pjesëtar i mirëfilltë i Ushtrisë Çlirimtare nuk ka vrarë bashkëluftëtarët e tij.

“Asnjë UÇK-ist i mirëfilltë nuk e ka vrarë bashkëluftëtarin e tij (përjashto rastin e vrasjes se komandantit Abedin Rexha nga Gani Geci, e cila vrasje me gjasë është duke u shqyrtuar nga institucionet kompetente)”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.

Lexojeni postimin e plotë të Kelmendit në Facebook:

ARBEN GECAJ: “KUSH ËSHTË UÇK-JA DHE KUSH E KA KRIJUAR?”

Në “rubikon” të KTV-së mbrëmë u debatua tematika që e kishte formuluar si pyetje moderatori Adriatik Kelmendi:
“Stupcat” kundër UÇK-së, apo “Stupcat” kundër stupcave?!

Me një rast u apostrofua edhe emri im, sikur unë kam informuar se Gjykata speciale po heton Xhavit Halitin për vrasje të Iliri Konushevcit. E vërteta është se unë kam informuar se Milaim Zeka në një intervistë me portalin “gazetaexpress” ka njoftuar për këtë lloj hetimi.

Përcolla diskutimin/debatin në këtë emision dhe mbajta mend edhe pyetjen që bëri sociologu Arben Gecaj:

KUSH ËSHTË UÇK-JA DHE KUSH E KA KRIJUAR?

Pjesëmarrës në debat ishin:
Fatmir Humolli – Ish-epror i UÇK-së në ZOLL
Shkelzen Gashi – Politolog
Arben Gecaj – Sociolog
Vehbi Kajtazi – Gazetar

Me këtë rast pash për herë të parë edhe një fragment të skeçit humoristik të “stupcave”, dedikuar “diskreditimit” të UÇK-së, siç po shprehen disa të irrituar nga kjo paraqitje, ose diskreditimit, siç po e lavdëron pjesa tjetër.

Për anën artistike nuk ndihem kompetent për të bërë (ç)vlerësime, ndërsa sa i përket përmbajtjes, dua të përsërisë:
(1) Asnjë UÇK-ist i mirëfilltë nuk e ka vrarë bashkëluftëtarin e tij (përjashto rastin e vrasjes se komandantit Abedin Rexha nga Gani Geci, e cila vrasje me gjasë është duke u shqyrtuar nga institucionet kompetente).
(2) Matrapazllëqe të tilla në radhët e UÇK-së nuk kanë ndodhur gjatë luftimeve.
Nuk me rezultoi se skeçi ishte ekskluzivisht anti-UÇK. Me irriton fakti nëse është bërë skeçi me Emblemën origjinale të UÇK-së (nuk pata mundësi ta dallojë).

Tani po përpiqem ti përgjigjëm telegrafikisht sociologut Gani Gecaj: Kush ishte UÇK-ja dhe kush e themeloi?

Vendimin për themelim të UÇK-së e ka marrë Mbledhja (Kuvendi) i 4-tërt i LËVIZJES (LPK), i mbajtur në Prishtinë në verë të vitit 1993. PIKË!

Realizimin e vendimit e ka bërë Lëvizja, e cila e ka udhëhequr UÇK-në politikisht dhe organizativisht deri në mars të vitit 1998.

Gjatë këtij procesi kemi përpjekjen e komplotistëve Xhavit Haliti dhe Azem Syla, për ta formuar UÇK-së sipas konceptit të tyre dhe UÇK-së në terren që nuk i është subordinuar komplotistëve Xhavit Hali dhe Azem Syla, siç ishin “grupet” e Drenicës, Lllapit, Dukagjinit.

Komplotistët Haliti dhe Syla duhet të kenë kooptuar Nait Hasanin, Xheladin Gashin, Rexhep Selimin, Sokol Bashotën, Bislim Zogajn. Nuk po më kujtohen emra të tjerë. Fatkeqësisht, vëzhgimet e mija të kohës e deri tani me rezultojnë: të gjithë këta emra ishin anti-UÇK!

Ky grupim e ka sabotua dhe margjinualizuar UÇK-në e mirëfilltë, që mbështetej në “grupet” e tre zonave. Kur këta kanë bërë përpjekje për qëllime komplotistë për ti subordinuar këto “grupe”, kanë ndodhur sulmimet vrastare të forcave pushtuese serbe, sidomos rasti i Zahir Pajazit, Akif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është më diskutabil.

Për këto komplote në organe të Lëvizjes kemi debatuar qysh në vitin 1996, kur kanë filluar të zbulohen sabotazhet e komplotet e Xhaviti dhe Azemit. Megjithatë nuk kemi qenë në gjendje ti sanonim.

Komploti ka kulmuar në mars 1998, kur Haliti dhe Syla e kanë imponuar shtabin e tyre fiktiv. Aty e tutje kishim bandën sabotuese e komplotiste të këtyre dyve, kundër UÇK-së në Kosovë, që tashmë po e rriste dhe po konsolidonte vet Vegjëlia patriotike e Kosovës.

“Qipsi” dhe “smoku” në këtë skeç mund të ishin pikërisht Xhavit Haliti dhe Azem Syla…

Irrituese ka qenë për mua rroli i Hashim Thaqit (Kadri Veseli duhet të ketë qenë argat naiv i Hashimit.), qysh kur jam informuar se “shok” e kishte francezin Danjean Arnaud, oficer i sigurimit sekret ushtarak francez. Pa pasur nevojë të rrëfej detaje, Miqve ndërkombëtar në Rambuje, në pyetjen e tyre pse vetëm Hashimi nuk po pranon me e nënshkrua marrëveshjen, ju kam thënë se nuk e lejon eprori i tij Danjean Arnaud, i cili është brenda në Kështjellë për ta komanduar Hashimin…

Tashmë është koha të formohet komision parlamentar për të hetuar “shoqërimin” e Hashimit me Danjean Arnaud, sepse Republikës se Kosovës po i troket një rrezik ekstra, tepër i rrezikshëm e komprometues: që i dyshuari për spiun e marionetë Hashim Thaqi të bëhet kryetar i Republikës se Kosovës [Komisionit do ti mjaftonin të dhënat që janë të publikuar në internet për oficerin serbofil francez Danjean Arnaud…]!

Diskreditimin fillestar të UÇK-së në planin (dez)informativ e kanë bërë pikërisht pjesëtarët e grupimit sabotues e komplotist, emrat e të cilëve i konkretizova me lartë. Ndërsa atyre iu bashkëngjitën edhe kukuvajkat titiste e serbofile, të organizuara në LDK, bashkë me strukturat e UDB-së, në kor të orkestruar, bënin luftë speciale diskredituese kundër UÇK-së…

Për ilustrim: Në vitin 2001 Xhavit Haliti në intervistë që i ka dhënë Blerim Shalas, ka dezinformuar se vendimi për themelim të UÇK-së është marrë në Kuvendin e 3-të të lëvizjes, i mbajtur një Ujmir. Ndërsa në intervistën e fundit në TV-KlanK dezinformoi se UÇK-në e paskësh formuar ai, me katër të tjerë, më 17 nëntor 1994. Në të dy rastet ka gënjyer! Përse. Për tu dhënë argumente gojëkëqijve se UÇK-ja paskësh qenë dobiçe ose krijesë e Serbisë…
Edhe të tjerë (pseudo)UÇK-istë kanë përhap dezinformomë të ngjashme.
Ta zëmë edhe Hashim Thaqi, për të komplotuar edhe Familjen Jasharaj, në odë të Jasharëve në fund të vitit 1999 pat gënjyer, se në odën e Jasharëve e kishte formuar UÇK-në. Isha aty. Belbëzova diç, por nuk isha decitiv për ta diskredituar Hashimin si komplotist i UÇK-së. Isha tepër primitiv. Heshta për hir të unitetit, në kohën kur ANTI-UÇK-istët e sojit Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaqi dhe Co, në bashkëveprim me krerë të LDK-së dhe marionetat e Serbisë, po e diskreditonin UÇK-së dhe po maksimalizonin veten e tyre si profiterë të Luftës!

(Për mos ta stërgjatë këtë paraqitje, po shpreh gatishmërinë për t’iu përgjigjur pyetjeve konkrete nga individët, gazetarët e mediat.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat