Berisha: Çardaku është misionar në Kosovë i dajve të vet serb

Lajme

Berisha: Çardaku është misionar në Kosovë i dajve të vet serb

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 00:26

Deputeti i Nisma-së për Kosovën, Zafir Berisha i është përgjigjur ish ushtarit të UÇK-së, Halil Çadrak, ku ai më herët kishte thënë se Berisha ka dezertuar nga lufta.

Mirëpo Berisha ka qenë shumë i ashpër në reagimin e tij dhe ka përdorur shumë fjalë banale, që ne jemi të detyruar t’i cenzurojmë për shkak të gjuhës që nuk përkon me standardin e botimit.

"Më vjen keq që ka njerëz që ende i besojnë djalit të shkinës Halil Çodrakut, se është veteran… Ai është misionar i dajve të vet serb të cilit kanë qenë ushtarë të Mladiqit në Republika Serbska ku kanë masakru mirë mysliman.

Me një fjal ai është një spiun m... dhe asgjë më shumë, një kriminel dhe hajn ordiner dhe bandit i Hashim Thaçit, që për 15 vite i ka terrorizu qytetarët e Prizrenit me haraq dhe ozurpime të pronës publikë, prandaj me u marr me këtë idiot është ulje po ja që ka mbeturina të Serbisë për fatin e keq që ende gjejnë hapësirë në Kosovë.

Ky matrapaz bashkë me soin e vet për 15 vjet merr penzion si gjoja invalid edhe pse në p... është bërë operacion prej majasili.
Se kush është Zafir Berisha e din qytetarët e Prizrenit dhe ata që kanë luftua me mua, për ilustrim në fund Halil Qadraku e di mirë se kush ka hy në Prizren nga Tusuzi kur është çliru dajt e tu ushtar të Mladiqit, Zafa me ushtar", thet në reagimin e Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat