A i kërcënoi Haradinaj intelektualët, analistët dhe mediat apo i ftoj të i bashkohen në kauzën e tij(opozitës)!

Lajme

A i kërcënoi Haradinaj intelektualët, analistët dhe mediat apo i ftoj të i bashkohen në kauzën e tij(opozitës)!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 23:15

Lideri i partisë opozitare AAK, z.Ramush Haradinaj në një publikim që ka bërë gjatë ditës së sotme në faqen e tij në rrjetin social, duke komentuar mbi vendimet dhe veprimet e fundit të pushtetit dhe në përgjithësi gjendjen politike në vend, por pa i harruar edhe metodat e veprimit të opozitës së bashkuar, disi ka lënë shumëçka për t’u (keç)kuptuar.

Ai është shprehur se me vendimet dhe me veprimet e fundit të pushtetit, shteti ynë tashmë ka hyrë në një krizë të thellë politike. Po ashtu, edhe z.Haradinaj ka komentuar edhe mbi përjashtimin e opozitës nga Kuvendi dhe siç e quan ai “invadimin” e policisë në zyrat e VV-së, është shprehur se janë të pashembullta për botën demokratike.

Për më tepër ai ka thënë se partia e tij dhe partitë e tjera opozitare, jemi gjendur në një situatë të vështirë, si rezultat i dy marrëveshjeve që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit.

Duke u ndalur në këtë pikë, z.Haradinaj ka thënë se jemi të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as demokratike, por se ka qenë e vetmja mënyrë e mundshme.

Duke e cilësuar Kosovën në një udhëkryq, ai është shprehur se Kosova ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit. Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë.

Fjalia e fundit se nesër mund të jetë vonë, zgjon dilemën se a është bërë thirrje për bashkëngjitje në kauzën e tij(opozitës) për të rrëzuar qeverinë, e cila sipas tij(opozitës) është duke e tkurrur territorin e Republikës dhe duke lidhur marrëveshje të dëmshme për shtetin. Po ashtu, lind edhe pyetja tjetër se duke qenë të vetëdijshëm për veprimet e bëra të cilat nuk janë demokratike, si mund të thirresh në mbrojtje të Republikës? Shumë paradoksale është edhe vet slogani i Manifestimit të opozitës së bashkuar “Manifestojmë për Republikën!”, gjatë këtij manifestimi aty u përdhos Republika, duke e quajtur flamurin e saj si “flamur lara lara”.

Thirrja e z.Haradinajt që i bëhet intelektualëve, shoqërisë civile e të tjerëve, duket si thirrje për veprim kundër Republikës. Ndoshta, këtu edhe e kam (keq)kuptuar thirrjen e tij.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat