“Zafir Berisha ka dezertuar nga lufta e UÇK-së në vitin 1998”

Lajme

“Zafir Berisha ka dezertuar nga lufta e UÇK-së në vitin 1998”

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:31

Halil Çadraku ish ushtar i UÇK-së, ka akuzuar deputetin e Nisma-s, Zafir Berisha se ka dezertuar nga lufta e UÇK-së në qysh ne vitin 1998. Çadraku, që është nga Prizreni, madje ka akuzuar Berishën se ka ikur duke i lënë nëpër istikame ushtarët tij.

Ja postimi i plotë i Çadrakut, që është pjesë e FSK-së:

Unë e di se e vërteta dhemb, dhe atë shumë. Para ca orësh pata shkruar për Zafir Berishen, i cili kishte thënë se në rast se Kosova rrezikohet, ai do të kthehet në Zafirin e 98-ës. Unë i pata treguar se Ai, pra Zafir Berisha, ka dezertuar me 04.Shtator 98 nga vijat e frontit, duke i lënë shumë ushtarë të UÇK-së vetëm, nëpër istikame. Mirëpo, tani po e shof, se meqenëse kam shpërndarë foton e tijë, nga faqja e tijë, dhe në atë foto kam shkruar për dezertimin e tijë, AI, trimi i Bar-Amerika në Kukës, ma paska fshi, e së bashku me këtë, edhe shpërndarjet që i keni bërë ju të nderuar miq, të fcb.KJO NUK E ZBEH TË VËRTETËN, SE ZAFIR BERISHA KA DEZERTUAR NË SHTATOR 98-ës, dhe se ende ushtarët e UÇK-së e mallkojnë pse i la vetë, pa komandë, edhe pse është kthyer pas 7 muajsh, në mes të Marsit të 99… o QE GE VARA i Billushës, kjo tregon se ti nuk je në gjendje të ballafaqohesh me fakte, dhe atë fakte të historisë sate…. TURP TË KESH…më mirë të ka hije pipi se pushka…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat