O’Connell: Në shtetet demokratike, deputetët që shkelin ligjin paraqiten vetë në Polici

Lajme

O’Connell: Në shtetet demokratike, deputetët që shkelin ligjin paraqiten vetë në Polici

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:45

Ruairí O'Connell, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe Ruairí O'Connell, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O'Connell ka thënë se në një shtet demokratik deputetët të cilët shkelin ligjin, paraqiten vetë në Polici.

“Unë nuk dua ta komentoj sjelljen e Policisë. Në Britani nëse do ta shkelte ligjin do të arrestohej ose nuk do të arrestohej fare se do të shkonte vetë në polici”, ka thënë O’Connell në një intervistë në rtv21.

Ai po ashtu ka thënë se vendi i opozitës është brenda Kuvendit të Kosovës dhe se sipas tij, opozita duhet ta përdorë këtë institucion që të debatojë çështje të ndryshme.
“Unë kam thanë dje që vendi i opozitës është brenda Kuvendit dhe është shumë e rëndësishme që ata të pranojnë të përdorin Kuvendin si institucion ku duhet të debatohen çështjet e Kosovës”, ka thënë O’Connell.

Ai po ashtu ka treguar se suspendimi i opozitës ka ndodhur edhe në Britani të Madhe, mirëpo, ai ka kërkuar që të respektohen institucionet dhe të mos përdoret dhuna.
“Ka ndodhë që disa deputetë janë përjashtuar dhe janë dënuar për sjelljet që kanë bërë. Përdorimi i dhunës edhe mosrespektimi i institucioneve nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës”, ka thënë ambasadori O’Connell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat