Kryetari i Obiliqit nga AAK: Të papranueshme sulmet e opozitës në institucione

Lajme

Kryetari i Obiliqit nga AAK: Të papranueshme sulmet e opozitës në institucione

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:26

Është e papranueshme që të sulmohen institucionet nga opozita, por e papranueshme është edhe sjellja e policisë ndaj protestuesve, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, kryetari i Obiliqit që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi.

“Gazi lotsjellës nuk është zgjidhje se s’e problemet asnjëherë s’janë zgjedhur me dhunë. Por, as burgosja e deputetëve të opozitës dhe suspendimi i tyre nga kuvendi nuk i kontribuojnë kësaj situate”, tha Gashi.

“Qeveria duhet të ofrojë tolerancë dhe mirëkuptim ndaj veprimeve opozitare dhe s’duhet të bëhemi persona që presim se kush po gabon dhe t’i biem”.

“Është të papranueshme që të sulmohen institucionet, por është e papranueshme edhe sjellja e policisë. Duhet reflektuar nga të dyja anët e të vazhdohet tutje”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat