Zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme!

Kosova

Zgjedhjet e parakohshme të pashmangshme!

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:35

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, po e gjen të trazuar situatën politike në Kosovë, pas ngjarjeve në Kuvend dhe arrestimit të 5 deputetëve të opozitës.
Kuvendi i Kosovës, tashmë ka realizuar të gjithë programin legjislativ të dërguar nga Qeveria. Të paktën deri në fillim të vitit të ardhshëm, opinioni nuk do të sheh gaz lotsjellës, policë e forca të mëdha të sigurisë në ambientet e Institucionit më të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
Opozita e suspenduar nga Kuvendi, ka paralajmëruar që, kundërshtimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e zi, do ta zhvendosin në rrugë me anë të protestave.

Kurteshi refuzoi mbrojtjen


Pesë deputetët e opozitës, Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Haxhi Shala, Ismail Kurteshi e Donika Kadaj Bujupi, ndodhen nën masa gjyqësore. Deputetëve Donika Kadaj Bujupi e Albin Kurti u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa Deputetit Fisnik Ismaili, i janë shqiptuar nga Gjykata 30 ditë arrest shtëpiak. Ndërkohë për Shalën e Kurteshin është shqiptuar masa prej 48 orësh në mbajtje.
Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë vizituar deputetët arrestuar Haxhi Shala nga Nisma dhe Ismajl Kurteshi, deputet i Vetëvendosjes. Ky i fundit ka refuzuar mbrojtësin, pasi nuk e kishte të nevojshme që për qëndrime të tij politike të angazhohej mbrojtës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat