Kryeterroristi i Parisit, që vrau 89 persona, u stërvit nga policia franceze

Lajme

Kryeterroristi i Parisit, që vrau 89 persona, u stërvit nga policia franceze

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:10

Njëri prej terroristëve të Shtetit Islamik që ishte përfshirë në vrasjen e 89 personave në Paris, raportohet se është stërvitur nga policia franceze.

Samy Amimour, 28-vjeçar, ishte njëri prej kamikazëve që përdori një kallashnikov për masakrën që ndodhi në teatrin Bataclan më 13 nëntor.

Ai ishte prapa sulmeve të koordinuara në të cilat u vranë 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë.

Sot mediet franceze kanë raportuar se Amimour, që jetonte në lagjen e Drancyt të Parisit, ishte stërvitur në klubin e policisë për shenjëtari.

Ai u regjistrua për të marrë leje për armë në vitin 2011 dhe një vit më vonë ai u testua në shenjëtari.

Televizioni francez I-Tele raporton se Amimour nuk kishte dosje kriminale kur filloi kursin dhe e hoqi mjekrën që të mos dukej i dyshimtë.

Zyrtarët policorë e mësuan Amimourin se si të përdorte një armë gjysmë-automatike, siç janë 38 Special dhe 22 Long Rifle.

Amimour u bë i njohur për agjentët francez në vitin 2012 kur ai u akuzua për terrorizëm ndërsa në shtator të vitit 2013 ai udhëtoi për në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat