Haradinaj mbanë konferencë pa opozitën, flet edhe për Albin Kurtin

Lajme

Haradinaj mbanë konferencë pa opozitën, flet edhe për Albin Kurtin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 17:36

(E plotësuar) Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pranuar se është larguar nga manifestimi në momentin kur po mbante fjalim ish lideri i VV-së, Albin Kurti. Mirëpo Haradinaj ka thënë se është larguar për shkak të fjalimit të gjatë të Kurtit.

“Fjalimi i Kurtit u zgjat. Unë u largova me fëmijë pasi që pjesa kryesore e manifestimit u realizua”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar që fjalimi i Kurtit ta ketë dëmtuar manifestimin e opozitës.

“Fjalimi i Kurtit s’ka qenë në dëmtim të tubimit por manifestimi ka qenë për kundërshtim të marrëveshjeve”, ka thënë Haradinaj.

**************************************

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se dje ka qenë një ditë e rëndë, duke iu referuar përjashtimit të opozitës nga Kuvendi.

Ai gjatë një konference për media ka thënë se ajo që ka ndodhur në selinë e Vetëvendosjes dhe arrestimi i deputetëve ka sjell një gjendje kritike në vend.

“Arrestimi i Kurtit e ka sjell një gjendje kritike në vend”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK do të vazhdojë fuqishëm të kundërshtojë marrëveshjet me Serbinë, duke treguar se tash do të ketë manifestime edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës.

“Risia është që do të ketë manifestime nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. E para është në Gjakovë në orën 13: 00, të shtunën. Manifestimi do të jetë kundër marrëveshjes”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk mund të lavdërohen se po bllokojnë punën e Kuvendit, por sipas tij, kjo është zgjidhja e vetme.

“Nuk mund të lavdërohemi se si i kemi bllokuar seancat, por jemi të ndodhur në situata që po të mos reagonim në atë mënyrë marrëveshjet do të implementoheshin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se përjashtimi i deputetëve është i njëjti me ato të regjimit të Millosheviqit

​Haradinaj: Të shtunën Gjakova fillon kundërshtimin e marrëveshjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha në një konferencë për media pasditen e së martës, se dje ka qenë një ditë e rëndë në Kosovë që i parapriu e shtuna, e cila kishte dy pjesë.

“Anën e mirë kur mijëra qytetarë morën pjesë në manifestim dhe tjetra ndërhyrja e Policisë dhe arrestimi i Albin Kurtit. AAK do të vazhdojë palëkundshëm kundërshtimin e marrëveshjeve. Ka një risi do të fillojmë me manifestime në qendrat e Kosovës. Të shtunën Gjakova fillon kundërshtimin e marrëveshjeve”, tha Haradinaj.

Ndërkaq anëtari i kësaj partie Pal Leka tha se suspendimi i opozitës nga mbajtja e seancave është jashtë rregullores, pasi vendimi i Kryesisë duhet të prezantohet në seancë.

“Deklarimi i kryetarit Kadri Veseli se jemi vet suspenduar janë bërë edhe në kohën e Millosheviqit në vitet e 90-ta”,tha Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat