​Termokos ndërprenë përkohësisht ngrohjen në “Dardani” dhe “Qendër”

Lajme

​Termokos ndërprenë përkohësisht ngrohjen në “Dardani” dhe “Qendër”

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:27

Për shkak të një rrjedhje në gypin magjistral të ngrohjes për pjesën më të madhe të lagjes “Dardania” dhe “Qendra”, NP “Termokos” SH.A sonte në orët e vona të natës do të ndërpres furnizimin me ngrohje për këto dy lagje.

Termokos thotë se ekipet e saj do të angazhohen për të sanuar këtë rrjedhje, në mënyrë që furnizimi me ngrohje për konsumatorët e këtyre dy lagjeve të normalizohet gjatë ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat