LDK dhe PDK bëjnë opozitën në Komisionin parlamentar

Lajme

LDK dhe PDK bëjnë opozitën në Komisionin parlamentar

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 15:50

Raportimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik për procesin e projektit “Kosova e Re”, sot ka përballur deputetët e koalicionit PDK-LDK, teksa po diskutonin për historinë e procesit të tenderimit të saj.

Blerim Grainca, anëtar i Komisionit nga LDK-ja, kërkoi të dihen fajtorët që për vite me radhë kanë sjellë fushën energjetikë në këtë pikë që jemi sot.

“Askush në këtë vend nuk ka dhënë përgjegjësi për ato para publike që janë investuar në KEK për ato keqpërdorime të donacioneve që janë bërë aty edhe nuk munde me ec dhe me i mbyll sytë para një situate të tillë alarmante që ka ndodh edhe me shumë gjasa me një korrupsion që ka dominuar aty. Nëse ne heshtim atëherë kjo do të thotë që jemi të pa aftë me ecë përpara . Ne duhet me u ndal edhe me thënë pse ka ndodhë kjo a është faktori njeri edhe domosdoshmërisht faktori kryesor i këtyre dështimeve është faktori njeri dhe faktori vendor njeri. Kjo është bërë për interesa të grupeve të caktuara të cilat kanë pasur intere s të kryejnë punë dhe të marrin tenderë në KEK , të bëjnë furnizimin me mazut të KEK furnizimin me naftë dhe po ashtu është bërë për interes të importuesve të energjisë elektrike tregtarëve të energjisë elektrike dhe prodhuesve në rajon edhe më gjerë. Ata kanë dashur që Kosovën ta kenë një treg potencial e cila nuk ka mundësi me prodhuar por e cila i nënshtrohet vetëm importit është e obliguar me eksporte para të gatshme për me blerë . Prandaj kushdo që mendon se në Kosovë ka qenë gjithçka okej e ka shumë gabim... Fajtorët nuk do të duhej të marrin merita dhe lëvdata kinse kanë bërë punë kume ditë çka kanë bërë e realisht situate na ka dërgua në një terr energjetikë”, tha Grainca.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit të zhvillimit, tash deputet i PDK-së Besim Beqaj, i cili i kërkoi Graincës që t’i procedojë faktet për keqpërdorimet.

“Flitet me pompozitet për të kaluarën nga njerëz të cilët nuk kanë pasur ndonjë angazhim të drejtpërdrejtë dhe ka çfarë do lloj pretendimi mendoj që si temë kjo s;ka qenë fare . Pra jemi jashtë temës . Aty ku ka çfarë do lloj shqetësimesh dhe këtu unë i bashkëngjitëm deputetit Grainca për çfarë do lloj keqpërdorimi të parasë publike ne si deputet si të zgjedhur të popullit e kemi obligim ligjorë që këto gjëra ti procedojmë . Ne nuk jemi korrekt me qytetarin e as me veten nëse dimë diçka, sepse do të bëhemi bashkëpjesëtarë të atij aktiviteti nëse kemi informacion dhe kemi argument dhe nuk e tregojmë. Pra po e them publikisht që nëse kushdo nga ne ka çfarë do lloj argument jo flluska politike e kemi obligim ligjorë dhe mund të përndiqemi penalisht nëse nuk tregojmë”, tha Beqaj.

Deputeti tjetër nga LDK-ja, Fatmir Rexhepi, tha se “nuk ishim të z otët të menaxhojmë me resurset që i kemi”.

“Nuk kemi qenë të zotë me i ndërtu kapacitetet , kemi pasur nevojë ka nevojë edhe ka me pasur nevojë. Harrojeni atë që nuk ka me pasur nevojë ekonomia e Kosovës me i pas këto. Sot t’i kishim pasur 1100 megavat ndryshe do të kishim folur edhe në ekonomi edhe në punët tjera”, tha Rexhepi.

Ministri Blerant Stavileci tha se nuk do të merret shumë me historinë e projektit.

“Gjithmonë kemi fol për këto projekte të themi si një pako projektesh me të cilat ne e kompletojmë fotografinë energjetike të vendit tonë . Këtu hynë Kosova A, Kosova B, Kosova e Re , Burimet e ripërtëritshme edhe efiçenca….Unë nuk dua të hy në histori mendoj që të gjithë ata që ka në punuar na kanë mundësuar edhe neve që ti bëjmë hapat final herë me gabime e herë pa gabime po e rëndësishme është që ne ta zgjidhim problemin . Pavarësisht asaj se kush është meritori apo kush është fajtori…Po nisem dhe po marrë shkasë nga ky 1100 , ndoshta për disa arsye që kanë ndodhur kështu sepse fillimisht , nëse e shohim ne sot kërkesën për konsum e cila edhe ashtu ndryshon shumë nga ato studime që janë bërë në të kaluarën . Ka shumë ndikime edhe atë brendshme edhe të jashtme i shohim zhvillimet që ndodhin përreth në rajon por i shohim edhe zhvillimeve të brendshëm.”, tha Stavileci.

Kryetari i komisionitMuhamet Mustafa , tha se pavarësisht kostos që qytetarët do të paguajnë, e rëndësishme është që tashmë në Kosovë do të investojë një kompani autoritare.

“Në kushtet në të cilat ndodhemi nu k kemi shumë zgjidhje . Ne sigurisht që do të donim që të jenë edhe më të volitshëm për ne por kushtet në të cilat ndodhin nuk kemi shumë zgjidhje . Kemi ardhur me një ofertues edhe kemi ardhur me kërcënimin e hendekut. Ky ofertues ka qenë kontinuitet nuk është një ofertues i ri ka qenë një tender vazhdohet dhe të negociohet me të. Brenga jonë kryesore ka qenë sa do të ndikon kjo në rritjen e çmimit të energjisë . Natyrisht se tash e kemi diku 65 del nga KEDSI-i, 65 euro kilovatin. Çmimi nga ky projekt diku do të jetë 80-85 euro. Ky është ai dallimi që e tha edhe ministri 30 për qind…Kur te marrim mesataren 65 -85 nuk do të thotë që çmimi për konsumatorë do të rritet 30 për qind automatikisht me lëshimin në funksion të këtij, por KEDS-i këtij ofertuesi do t’ia paguan aq. Por ne kemi burime tjera….Kemi ardhur në një situate edhe çmimi do të jetë i durueshëm për arsye se kostoja më e madhe për Kosovën është që të v aret krejtësisht prej importit me furnizim me energji. Varja e Kosovës krejtësisht prej importit do të ishte zgjedhja më e keqe dhe edhe për investitorë edhe për konsumatorë. ..Duhet të paguajmë nganjëherë një çminim për me sjellë një investitorë autoritativ. Sepse Kosovës po i duhen investitorët jo ala Axos po i duhen investitorë të cilët kanë një bagazh të mirë dhe kanë përvojë në këtë sektor”, tha Mustafa.

Stavileci po ashtu tha se , kredia që do të marrë kompania e përzgjedhur do të këtë normën e interes 7 për qind dhe se këtë e merr përsipër kompania dhe jo Qeveria e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat