Haradinaj: Sot është koha..., nesër mund të jetë vonë!

Lajme

Haradinaj: Sot është koha..., nesër mund të jetë vonë!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 15:36

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me vendimet dhe veprimet e fundit të pushtetit, vendi ka kaluar në një krizë të thellë politike.

Sipas Haradinajt, përjashtimi i Opozitës nga Kuvendi dhe “invadimi i policisë në zyrat e një partie opozitare, janë të pashembullta për botën demokratike.

“Qytetarët dhe aleatët e Kosovës kanë bërë shumë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe stabil, dhe askush nuk mund ta ketë të drejtën, që ta rrezikojë të ardhmen e tij. Ne si parti dhe si opozitë, jemi gjendur në një situatë të rëndë, të shkaktuar nga dy marrëveshjet që e rrezikojnë integritetin dhe rendin kushtetues të vendit. Jemi të vetëdijshëm se mënyra e kundërshtimit tonë nuk ka qenë as popullore e as demokratike, por ka qenë e vetmja mënyrë e mundshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Kosova është në udhëkryq, prandaj ajo ka nevojë për mbështetjen e opinionit publik, shoqërisë civile, mediave e analistëve si dhe të klasës intelektuale e politike të vendit.

“Sot është koha që të gjithë, pavarësisht përkatësisë politike, të vihen në anën e duhur. Nesër mund të jetë vonë”, ka shkruar në fund Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat