Policia: S’është e vërtet se Lavdim Muhagjeri është në rajon

Lajme

Policia: S’është e vërtet se Lavdim Muhagjeri është në rajon

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 15:21

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth operacionit të sotëm në Hanë të Elezit, ku është arrestuar një 44 vjeçar me inicialet S. I, i dyshuar për terrorizëm.

Drejtori i Njësisë Anti-Terrorizëm, Luan Keja ka thënë se aksioni për arrestimin e të dyshuarit 44 vjeçar ka filluar muaj më parë në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë italiane, pasi i dyshuari kishte jetuar në Itali.

Sipas tij, në Itali janë edhe dy të dyshuar kosovar për terrorizëm për të cilët po hulumtohet në katër lokacione të ndryshme për t'i penguar në marrjen pjesë në ndonjë sulm eventual terrorist.

Keka gjithashtu ka bërë të ditur se informatat se Lavdrim Muhaxhiri gjendet në vendet e rajonit nuk janë të vërteta, pasi policia nuk ka informacione për këtë.

Mirëpo, ai tregoi se Policia e Kosovës prej kohësh ka shtuar masat e sigurisë në kufijtë e vendit, në mënyrë që hyrja e mundshme e të dyshuarve të eliminohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat