Policia: 80 qytetarë të Kosovës luftojnë në Siri, rreth 50 janë vrarë

Lajme

Policia: 80 qytetarë të Kosovës luftojnë në Siri, rreth 50 janë vrarë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:30

(E plotësuar) Drejtori i Drejtorisë për Antiterrorizëm Luan Keka ka thënë se numri i personave që hetohen për vepra për terrorizëm është mbi 100 të cilët janë arrestuar.

Ai ka shtuar se Policia bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore e ndërkombëtare për luftimin e terrorizmit.

Ndërkaq sa i përket kryeterroristit Lavdrim Muhaxheri, Keka ka thënë se për momentin Policia nuk ka informacion për vendndodhjen e tij dhe se i njëjti ka fletëarrest ndërkombëtar dhe do të arrestohet menjëherë sapo të mësohet vendndodhja e tij.

“PK -ja disa herë ka dalë me shifra për pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e ISIS-it. Në mesin e vitit 2012 është regjistruar kosovari i parë që ka marrë pjesë në luftëra të huaja. Nder vite llogaritim rreth 300 persona që kanë udhëtuar për atje, afro 80 tani për tani konsiderohet se janë pjesëmarrës dhe rreth 50 kanë vdekur”, ka përfunduar Keka.

Policia tregon se çka gjeti tek i dyshuari për terrorizëm

Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie për të diskutur lidhur me rastin e arrestimit të një personi të dyshuar për terrorizo.

Zëdhnësi i Policsë së Kosovës, Baki Kelani e ka quajtur të sukseshëm operacionin Policisë së Kosovës, të cilën kanë arritur me sukses të arrestojnë të dyshuarin për terrorizëm.

E Luan Keka Drejtori i Drejtorisë Për Antiterrorizëm është shprehur se si rezultat i hetimeve disa mujore të Drejtorisë Për Antiterrorizëm në bashkëpunim me Policinë në Itali, ka realizuar një operacion në Han të Elezit ku ka arrestuar një person te dyshuar për terrorizem.

“Gjatë zbatimit yë urdhërit të kontrollit kemi gjetur dy armë zjarri, karabinë dhe revole. I dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Keka ka shtuar se personi ka udhëruar në shtete të ndryshme por nuk ceket nëse ka qenë në Siri apo Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat