Mustafa i gatshëm për komisionin “mix” për demarkacionin

Lajme

Mustafa i gatshëm për komisionin “mix” për demarkacionin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:49

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa edhe një herë ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për t’u formuar një komision i përbërë nga ndërkombëtarë, qeveritarë dhe të opozitës për t’i vlerësuar procedurat dhe dokumentacionet. Kurse, sa i përket Asociacionit, shpresoi se të gjitha palët do ta respektojnë vlerësimin e Kushtetueses.

Mustafa para kabinetit qeveritar tha se marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, tanimë është duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese dhe se Qeveria e Kosovës do ta respektoi në plotësi vendimin e saj, duke shpresuar se ata do ta respektojnë të gjitha palët e tjera.

Sa i përket marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, Mustafa deklaroi se nuk ka të bëjë me demarkacion klasik i cili nënkupton kritere të veçanta për caktimin e këtij kufiri, por komisioni i cili është i caktuar ka pasur për detyrë të shënoi kufirin aty ku është administruar deri në vitin 1988.

Gjithashtu, ai propozoi që të bëhet një komision miks, në të cilin do të marrin pjesë ndërkombëtarë, qeveritarë dhe opozita.

“Ne si Qeveri jemi shprehur të hapur se do të pranojmë dhe se do të jemi të hapur për çdo argument nëse vërtetohet se është bërë shmangie nga ajo vijë. Pra, nga vija kur është njohur Kosova si shtetet sovran dhe i pavarur. Po ashtu, jemi shprehur të gatshëm për një komision “miks”, ndërkombëtarë, qeveritarë dhe të opozitës në mënyrë që ata t’i ballafaqojnë argumentet, të vlerësojnë procedurat dhe dokumentacionet, mirëpo gjithherë duke pasur parasysh që këtu nuk kemi të bëjmë me përcaktim të kufijve të ri, por kemi të bëjmë me shënimin e kufijve në vijat ku kanë qenë deri me 31 dhjetor të vitit 1988”, tha Mustafa.

Ai gjatë kësaj mbledhje në emër të gjithë Qeverisë, ftoi opozitën që të kthehet në Kuvend për të shprehur në foltore të gjitha shqetësimet në lidhje me këtë çështje dhe se askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta.

“E vërteta nuk arsyetohet me mjete të dhunshme, nuk arsyetohet me gaz lotsjellës, me vegla për shpimin e gomave, me shishe me benzinë, me maska të zeza, me plumba të gomës ose me sfera të qelqit. Këto nuk janë mjete demokratike, këto janë mjete të dhunshme dhe prandaj për këtë nuk mund të bëjmë dialog me askënd. Dialog mund të bëjmë vetëm për procese demokratike të cilat duhet t’i zhvillojmë në vendin tonë. Në këtë aspekt unë si kryeministër përkrahi plotësisht veprimet të cilat institucionet e Republikës së Kosovës po i ndërmarrin, veprimet e Policisë së Kosovës, veprimet e Prokurorisë dhe të organeve gjyqësore, sepse dëshirojmë ta ndërtojmë një shtet ligjorë”, tha ai.

Në anën tjetër, gjatë kësaj mbledhje u miratuan disa nga projektligjet e propozuara si ajo për shqyrtimin e projekt-rregullores për metodologji në e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes financiare për IPA 2014 dhe atë për vitin 2015, për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Ndër to ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës, që pas miratimit të saj, ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, përmes një konference për media arsyetoi këtë ligj.

Sipas Bajramit, Kosova ende nuk është konkurruese në tërheqjen e investimeve dhe në përgjithësi ky projektligj përcakton kriteret, masat për përshpejtim dhe lehtësuese për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Ne kryesisht me ligjet ekzistuese kemi procedura shumë të gjata për dhà «nien e tokës në shfrytëzim dhe asteve tjera, qoftë investitorëve të huaj, qoftë atyre vendas. Pikërisht ky është qilimi i ligjit që kur bëhet fjalë për investime strategjike të cilat janë të mëdha për nga aspekti i investimeve gjithashtu janë tepër të rëndësishme për nga aspekti i transferimit dhe teknologjisë dhe krijimit për vende të reja të punës. Atëherë kur plotësohen të gjitha këto kritere, Komisioni Ndërministror jep rekomandim Qeverisë që të negociohet drejtpërdrejt dhe asetet të kalojnë tek investitorët, gjithmonë duke pas parasysh interesin e përgjithshëm publik”, tha Bajrami.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, u bë edhe miratimi i propozim-vendimit për emërtimin e Drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Kompania e Ujitjes Drini i Bardhë, në Pejë, si dhe miratimi i vendimit për autorizimin e Komitetit për Partneritete Publiko-Private për analizimi dhe paraqitjen e alternativa ve rreth implementimit të projekt-propozimit për zgjatjen dhe ngritjen e kapacitetit të pistës së Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

​Mustafa: Qeveria do të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës

Qeveria e Kosovës ka marrë një barrë të madhe për nënshkrimin e marrëveshjeve te cilat po refuzohen dhunshëm, tha kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Por, shtoi ai, ato marrëveshje nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër pos me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës dhe nuk kanë të bëjë me asgjë të keqe.

Kryeministri tha se Qeveria do të jetë e gatshme të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës në lidhje me këtë çështje dhe atë duhet ta respektojnë edhe partitë opozitare.

"Ne nuk kemi të bëjmë me demarkacion politik. Ne nuk kemi të bëjmë me përcaktim të kufijve të rinj, por kemi të bëjmë me shënimin e kufijve që kanë qenë ekzistues deri me 31 dhjetor të vitit 1988", tha Mustafa.

Ai tha se edhe pozita, por edhe opozita, duhet të ballafaqohen me këtw gjë, por sipas tij një gjë e tillë nuk arsyetohet me dhunë.

"E vërteta nuk arsyetohet me dhunë e me gaz lotsjellës apo me mjete të tjera. Këto nuk janë mjete demokratike prandaj me këto nuk mund të bëjmë dialog me askwnd. Në këtë aspekt si kryeministër i përkrahi plotësisht veprimet që po i marrin institucionet e Kosovës, Policia dhe Prokuroria, sepse ne po synojmë të ndërtojmë shtetin", shtoi Musatafa.

Ai g jatë mbledhjes së 61 të Qeverisë së Kosovës, ftoi opozitën të kthehet në Kuvend dhe të heqë dorë nga dhuna dhe të jetë e hapur për dialog për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat