KEK-ut i anulohet tenderi i kurdisur për material elektrik

Lajme

KEK-ut i anulohet tenderi i kurdisur për material elektrik

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:55

Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) ia ka anuluar një tender Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), me arsyetimin se ka shkelur kriteret e procedurës tenderuese që janë kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Ankesën kundër KEK-ut në OSHP e ka bërë operatori ekonomik "KINETING" sh.p.k. për tenderin "Furnizim me shtylla druri dhe material elektrik përcjellës, ankesë kjo e cila nga OSHP është aprovuar si e bazuar. Anulimet e tenderëve për këtë korporatë janë të shpeshta, derisa KEK ka aktivitete të prokurimit për tender të mëdhenj.

“Paneli shqyrtues gjeti nga shkresat lëndës por edhe gjatë seancës dëgjimore se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka plotësuar kërkesat për artikullin nr. 3 të (DT) ku Operatori Ekonomik(OE) ankues i prezanton panelit shqyrtues e-mailin e dërguar nga prodhuesi "DE lekovod" se të njëjtit nuk janë prodhues të Izolator VHD20, dhe kjo nuk gjinden në njësit prodhuese të tyre. Paneli shqyrtues kërkon nga Autoriteti Kontraktues që në pajtim me dispozitat e nenit 59 dhe 72 të Ligjit të Prokurimit Publik gjatë ri-vlerësimit të ofertave të vërtetoi këtë çështje n ga ana e prodhuesit “De lekovod””, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Paneli shqyrtues, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, dosjes së tenderit, konstatimeve të cekura në ekspertizën e ekspertes shqyrtues, konfirmoi se prodhuesi "De lekovod" nuk është fare prodhues i artikullit nr. 3, Izolator VHD20, dhe nuk kanë qenë kurrë prodhues i këtij artikulli.

“Andaj, në bazë të dëshmisë të prodhuesit "De lekovod", se ky produkt nuk është në listën tonë prodhuese fare, si është e mundur që OE i rekomanduar për kontratë të deklaron këtë artikull si prodhim të tyre sqarimeve të dhëna nga eksperti shqyrtues, konstatoj se autoriteti kontraktues gjatë procesit të vlerësimit të ofertave lidhur me aktivitetin e prokurimit "Furnizim me shtylla druri dhe material elektrik përcjellës",nuk ka respektuar dispozitat të LPP-së”, thuhet në vendim.

Autoriteti Kontraktues me rastin e ri-vlerësimit duhet të veproj në pajtim me dispo zitat e nenit 59 dhe 72 të LPP-ës dhe në aftë prej IO ditësh duhet ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me ketë prokurim. Kurse, pala ankuese pretendon se autoriteti kontraktues me rastin e zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit nuk ka respektuar nenin 28, nenin 29, nenin 59 dhe nenin 60 paragrafi 2.5 dhe 7 LPP-së, si dhe nenin 9.1, pika 7,8,9 të FTD-sh.

Autoriteti kontraktues Korporata Energjetike e Kosovës përmes parashtresës me shkrim, njofton panelin shqyrtues se pajtohet me raportin e ekspertizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat