Shqiptarët nuk mund ta vrasin Papën që shenjtëroi shqiptarët! Veç dora serbe mund ta mendojë këtë!

Lajme

Shqiptarët nuk mund ta vrasin Papën që shenjtëroi shqiptarët! Veç dora serbe mund ta mendojë këtë!

Nga: Idriz Morina Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:32

Mediat ndërkombëtare sapo kanë hedhur një lajm bombë, se si kinse një grup shqiptarësh, pro xhihadistë kanë projektuar një atentat të mundshëm ndaj Papës, madje ndaj Papa Françeskut.
Unë kam shkruar disa herë se është ky Papë, që bëri atë që nuk ka bërë asnjë Papë, e madje ndoshta asnjë figurë botërore për shqiptarët.

Nëse Papa Gjon Pali II, inkurajoi perëndimin, dhe veçanërisht SHBA-të, që të ndërhyjnë për ta shpëtuar popullin shqiptar nga barbaritë e regjimit serb të Millosheviçit, me ndihmën e jashtëzakonshme të Nënës Terezë, Papa Françesku e shenjtëroi popullin shqiptar, dhe e quajti për herë të parë nga një papë, popull të Zotit!

Papa Françesku me këtë mrekullim i mbëltoi botës së qytetëruar vlerat e mirëfillta universale të shqiptarëve, kudo ndodhen në trojet autoktone. Përtej këtij mbëltimi, apo ripranimi të vlerave tona universale nga perëndimi, Papa Françesku sikur kishte ardhur të na shpallte një popull të bekuar. Më shumë se sa ajo që tha në relacionin e vlerave të tolerancës dhe dashurisë vëllazërore, ai afirmoi ato që nuk i ka thënë askush deri më sot, nga një autoritet kaq i lartë, madje as miku ynë më i madh (nga kisha katolike), deri më tash, i ndjeri, shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II.

Papa Françesku i bekoi shqiptarët duke i shpallur popull i Zotit: “Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbajtur në këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahët e shqiponjës, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit... Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për të mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin...”

Deri ma tash vetëm një popull e gëzonte respektin botëror, si popull i zgjedhur, por tani më, të paktën për gjithë botën kristiane, ky popull izraelit, mund ta ketë edhe një shok apo vëlla të përbashkët, popullin shqiptar, “Zoti ju ngriti lart ..., siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit”!

Dhe si për të plotësuar këtë, Papa Françesku, në nëntekst, dy popujt e Zotit, i barazon edhe me vuajtjet e tyre, që thuaja asnjë popull tjetër nuk i ka përjetuar, apo të paktën nuk u ka mbijetuar.

Pra, vlerësimi që morën shqiptarët nga Papa Françesku, përveç tjerash për ne vjen si i shenjtë, thuaja vjen për shkak se ne jemi një vend dhe një popull që kurrë nuk ka njohur përleshje fetare në histori, andaj ky është ‘gëzofi’, imazhi që të gjithë botës po i mungon në luftën kundër terrorizmit.

Andaj, të tillët si katër shtetasit e Kosovës që kanë përfunduar në pranga pasi janë akuzuar për lidhje me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes raciale, nuk janë tjerë, veçse segmente të koordinuara nga serbët. Ne kemi shkruar në vazhdimësi dhe argumentuar se islami radikal në Kosovë u shfaq pas luftës me financime dhe logjistikë nga Serbia dhe disa shërbime armiqësore ndaj të ardhmes së Kosovës dhe shqiptarëve.

Po ashtu, fakti se të paktën njëri nga të kapurit ishte nga Hani i Elezit, qytezë ngjitur me Maqedoninë, vërteton se është një ekstremizëm i eksportuar nga shërbimet sekrete serbe dhe sllavo-maqedonase, që në fakt ky i fundit është i kontrolluar nga serbët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat