Xhihadistët e arrestuar në Itali dhe Kosovë kishin kërcënuar edhe Jacobsonin

Lajme

Xhihadistët e arrestuar në Itali dhe Kosovë kishin kërcënuar edhe Jacobsonin

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:12

Grupi i xhihadistëve të arrestuar sot në Kosovë e Itali, veç tjerash kanë kërcënuar edhe ish-ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson,

“Grupi i personave të arrestuar mes tjerash kishin kërcënuar me eliminimin e Papës Françesku, kanë përkrahur sulmet e fundit në Paris si dhe kanë kërcënuar ish-ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson”, thotë ky burim për media.

“Ky arrestim erdhi si rezultat i hetimeve të përbashkëta të prokurorive speciale të Kosovës e Italisë”, shton ky burim.

Sot, gjatë ditës në Kosovë e Itali, janë arrestuar 1 përkatësisht 3 kosovarë, të dyshuar për terrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat