Shërbimet sekrete kroate japin alarmin, Kalifati hap një front të ri në Ballkan

Lajme

Shërbimet sekrete kroate japin alarmin, Kalifati hap një front të ri në Ballkan

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:10

Shërbimet sekrete kroate japin alarmin në vend për sa i përket terrorizmit. Një mesazh i orëve të fundit, i shëprndarë në internet, në rrjetet e propagamdës së terrroristëve, flet për një deklaratë lufte.

Nëse është e sigurtë se një nga terroristët që organizuan dhe morën pjesë në sulmet e 13 nëntorit në Paris ka kaluar nëpër vendet e Ballkanit, që zakonisht përshkohet nga emigrantët, sipas shërbimeve sekrete kroate, të paktën dy të tjerë nga ata që goditën në zemër kryeqytetin francez kanë bërë të njëjtën rrugë.

“Jutarnji List” shkruan se këto të dhëna dolën në dritë gjatë një hetimi për radikalizmin islamik në rajonin ish-jugosllav, duke cituar burime anonime të shërbimeve sekrete në vend.

Për më tepër shërbimet sekrete kroate kanë zbuluar një bazë gjithnjë në zgjerim të Islamit radikal në zona si Bosnje- Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëri.

Madje në një mesazh të fundit të terroristëve në faqet e internetit, që përdoren për propagandën e tyre të xhihadit, asta kanë publikuar një deklaratë lufte.

Autoritetet kroate nuk kanë dashur të japin detaje për përmbajtjen e kësaj deklarate.

Ndërkohë në kufi me Maqedoninë, në piken e kalimit kufitar të Qafë Thanës janë rritur ndjeshëm masat kunder terrorizmit. Sipas informacionit nga policia shqiptare, është rritur numri i punonjësve të policisë, sikurse edhe mjeteve në dispozicion të tyre.

Çdo person që kalon përmes këtij kufiri, përveçse i kontrollohet imtësisht dokumentacioni, i nënshtrohet edhe një pyetësori në prani të agjentëve të antiterrorit.

Mediat e huaja kanë shkruar kohët e fundit për prezencë të elementëve terroristë në Maqedoni dhe për këtë arsye kufiri nga të dy shtetet po mbahet në vëzhgim të rreptë.

Në një tjetër zhvillim, katër persona u vunë në pranga gjatë një operacioni të gjerë antiterrorizëm, i cili u zhvillua njëkohësisht në disa qytete të Italisë dhe në Kosovë.

Nën shënjestër janë disa shtetas kosovarë, të cilët akuzohen për mbështetje të terrorizmit dhe nxitje të urrejtjes racore.

Sipas mediave italiane, në pranga janë vënë të paktën katër pesona, mes të cilëve dhe i ashtuquajturi ‘truri’ i këtij grupi që propagandonte xhihadizmin, i cili u vu në pranga në Kosovë. Identiteti i drejtuesit të këtij grupimi radikal nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai ka jetuar më herët në Itali.

Grupi i personave të vënë në pranga në Itali dhe Kosovë mbështeste hapur veprimet e ISIS.

Sipas disa raportimeve te mediave italiane, grupi ka adresuar disa kërcënime edhe ndaj Papa Françeskut.

“Ky Papë duhet të jetë i fundit”, mësohet të kenë thënë në një përgjim pjestarët e grupit, ndërkohë që hetuesit kanë rindërtuar organigramën e kësaj organizate kriminale që përmes rrjeteve sociale predikonte ideologjinë xhihadiste.

Në faqet e tyre në internet, kosovarët kanë publikuar foto me armë në duar.

Nga hetimet rezulton se katër personat e arrestuar ishin thellësisht të radikalizuar duke mbajtur qëndrime ekstremiste dhe sjellje tipike të militantëve të ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat