Kuvendi: Deputetët Shukrije Bytyçi dhe Ilir Deda nuk janë suspenduar

Lajme

Kuvendi: Deputetët Shukrije Bytyçi dhe Ilir Deda nuk janë suspenduar

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Shukrije Bytyqi dhe Ilir Deda nuk janë suspenduare. Kështu bënë të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

"Sot, në disa portale është plasuar, në mënyrë të pasaktë, një informatë sipas të cilës janë suspenduar edhe Shukrije Bytyçi, deputete e Nismës për Kosovën dhe Ilir Deda, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo informatë është krejtësisht e pavërtetë.

Sot nuk ka pasur asnjë mbledhje të asnjë mekanizmi të Kuvendit të Kosovës, ku eventualisht do të mund të diskutohej ndonjë veprim procedural.

Në vendimin e djeshëm të Kryesisë së Kuvendit, për të dy deputetët e lartpërmendur nuk është marrë masa e suspendimit ditor, njësoj sikurse edhe për deputetët tjerë të opozitës që nuk kanë qenë pjesëmarrës në seancën plenare të Kuvendit. Në vendim është qartësuar se suspendimi është ditor dhe individual", thuhet në njoftimin për medie./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat