Operacion antiterrorizëm, 4 shtetas të Kosovës të arrestuar në Itali dhe Kosovë për propagandë xhihadiste (Video)

Lajme

Operacion antiterrorizëm, 4 shtetas të Kosovës të arrestuar në Itali dhe Kosovë për propagandë xhihadiste (Video)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:34

4 shtetas të Kosovës kanë përfunduar në pranga pasi janë akuzuar për lidhje me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes raciale.

Operacioni i policisë italiane në bashkëpunim me autoritetet e Prishtinën, ka përfshirë në të njëjtën kohë disa qytete italiane dhe të Kosovës.

Falë hetimit është zbuluar një organizatë terroriste, që nëpërmjet rrjeteve sociale, propagandonin ideologjinë xhihadiste, shkruan TGCom.

Nga hetimet e policisë e përgjimet telefonike figuron se qytetaret e arrestuar shpreheshin se “Ky Papa do të jetë i fundit”, shkruan TG24.

Arrestimi i kreut të grupit, u kap në Han të Elezit

Sipas mediave italiane “Truri” i grupit të arrestuar, është një qytetar nga Kosova që ka jetuar për disa kohë në Itali.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është ndaluar në Han të Elezit rreth orës 06.00 të mëngjesit dhe dyshohet për pjesëmarrje në luftën në Siri. Tek ky i dyshuar policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy armë zjarri në cilësinë e provës materiale

3 të arrestuar të tjerë në Itali

Ndërsa tre të tjerët janë arrestuar në Itali, ku jetonin prej kohësh.

Njëkohësisht, hetuesit kanë lëshuar një sërë fletë arrestesh në Breshia, Viçenca dhe Peruxhia.

Këta persona kishin publikuar një seri fotografish në web të cilët ndodheshin me armë në dorë.

Nga hetimet doli se ata ishin të radikalizuar dhe merrnin qëndrime tipike të militantëve të ISIS, shkruan TGCom.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat