​Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Kodheli sot në Kosovë

Lajme

​Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Kodheli sot në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:47

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli bashkë me një delegacion të Ministrisë do të vizitojë sot Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Programi i vizitës fillon në orën 10:15, me Ceremoni ushtarake për nder të ministres Kodheli, pas çka do të ketë një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.

Pas kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat