Arrestimi i Albin Kurtit /Pjesëtari i policisë: Distancohem publikisht nga veprimet e Qeveris ,Gjygjësisë dhe Policisë së Kosovës

Lajme

Arrestimi i Albin Kurtit /Pjesëtari i policisë: Distancohem publikisht nga veprimet e Qeveris ,Gjygjësisë dhe Policisë së Kosovës

Nga: I.Jakupi Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:46

Pas valës së arrestimeve të fundit të deputetëve të opozitës e sidomos Albin Kurtit ka pasur reagime të shumta nga qarqe të ndryshme intelektuale e më gjerë.

I fundit ka qenë reagimi i një pjesëtari të policisë së Kosovës i cili është distancuar publikisht nga siç thotë ai këto veprime të qeverisë.

Lexojeni më poshtë reagimin e policit Ajet Duli

Dua që publikisht të deklarohem se distancohem nga këto veprime të Qeverise ,Gjygjsisë dhe Policisë së Kosoves karrshi veprimeve ndaj Albin Kurtit dhe djemëve e vajzave qe janë pjesë e kësaj Levizje.

Si ish i burgosur politik, si pjesëtar i UCK-ës , e tani si pjesëtar i Policisë se Kosovës, e si veprimtar e aktivist shumëvjeçar nuk mund të qëndroj indiferent në këto çaste, kur po mirren masa ndaj këtyre aktivistëve që janë e tashmja dhe e ardhmja më sublime e këti populli.

Duke e njohur për së afermi Albin Kurtin që nga viti 1996 dhe duke ditur veprimet, qëndrimet, pëkushtimin dhe sakrificën e këtij titaniku të çështjes sonë kombëtare, por edhe veprimet e tij shtetformuese pas luftës duke u përballur e duke qendruar stoik me të gjithë kundërshtarët e ndertimit të Shtetit të Kosovës.

Albini e shokët e tij u bënë pengesë e të gjithë atyre keqbërsëve të sojit dhe sorollatit të pa parë, e të uritur për karierë , për pasuri , e për tenderomani ....Albini , së bashku me ithtaret e vet bëri demaskimin e të gjithëve, qofshin shqiptarë apo ndërkombëtarë.


Polici Ajet Duli

Po mbi të gjitha këta veprimtarë u bënë gardian te mbrojtjës së Kosovësë nga qarqet shoviniste e fashiste të Qeverisë së Serbisë të cilët i nxoren projektet antishqiptare për coptimin dhe paralizimin e jetës në Kosovë.

Mjerisht në këtë valle antishqiptare u përfshinë edhe disa bashkëpuntorë te vjetër e të ri, me vetëdije a pavetëdije, me shantazhime e me interesa personale, klanore, provincionale ...Lëvizja Vetvendosje në krye me Albinin e me shokë është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi , e ketij populli.

Kushdo qoftë që del dhe i kundërshton këta veprimtarë të denjë të shqiptarisë do të përfundojnë si reaksionarë e si shumë bashkëpuntorë te Serbisë të llojit te Ali Shukriut e Rrahman Morines ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat