Fundi i botës? Rusia dhe Turqia po nxisin luftën apokaliptike të parashikuar 200 vjet më parë

Lajme

Fundi i botës? Rusia dhe Turqia po nxisin luftën apokaliptike të parashikuar 200 vjet më parë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 00:19

Një luftë apokaliptike midis Turqisë dhe Rusisë që do ti jepte fund botës, ishte parashikuar nga mistikët e famshëm 200 vjet më parë, shkruan DailyStar.

Dy nga figurat më të respektuara në historinë hebraike, kishin parashikuar një luftë botërore midis Turqisë dhe Rusisë që do të na qonte drejt një Armagedoni – duke shkaktuar kështu frikë se jemi buzë asgjësimit total.

Një orakull hebre i quajtur Elijah ben Shlomo Zalman, kishte paralajmëruar hebrenjtë që të përgatiten për fundin e botës, kur Rusia uzurpoi Krimenë pak para vdekjes së tij në vitin 1797.

Kjo profeci e frikshme është zbuluar së fundmi, dhe është realizuar kur Vladimir Putin aneksoi rajonin nga Ukraina, që shkaktoi vitin e kaluar zemërimin ndërkombëtar.

Mistiku, i cili ishte i njohur si Vilna Gaon, kishte paralajmëruar se Rusia do të hyjë në luftë me Turqinë – një mundësi e tmerrshme e cila sipas gjitha gjasave ka mundësi të ndodhë.

Një parashikim nga koha e njëjtë është bërë edhe nga Yisroel Israel ben Eliezer, i cili tha se Rusia do të bashkohet me myslimanët para betejës finale.

Fundi i botes 2Moska është bërë aleate më udhëheqësin sirian shiit mysliman Bashar al-Asad, me regjimin Islamik në Iran dhe me grupin militant islamik Hezbollah në luftën civile në Siri.

Konflikti i çrregullt ka tërhequr edhe më shumë armiq të betuar nga anë të kundërta – duke përfshirë Rusinë, SHBA-të, Iranin, Arabinë Saudite, Francën dhe ndoshta tani Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia ka kërcënuar se do të përdorë armët bërthamore kundër rivalit historik Turqisë pasi ia rrëzoi aeroplanin, konflikt ky që mund ti jap fund botës dhe të shtyp butonin.

Dhe e gjithë kjo po ndodhë para se të përmendet Shteti Islamik, kulti i vdekjes.

Profecia e Vilna Gaon ishte një sekret i ruajtur mirë derisa stërnipi i tij, Rabbi Moshe Sternbuch, e ka bërë atë publik për herë të parë gjatë vitit të kaluar.

Burri i mençur që është rritur në kryeqytetin lituanez Vilnius para se Evropa “kureshtare” të përhapte mesazhin e tij, pati thënë: “Kur të dëgjoni që Rusia e ka kapur qytetin e Krimesë, duhet ta dini që koha e Messiah ka filluar – se hapat e tij janë duke u dëgjuar. Dhe kur të dëgjoni se rusët kanë arritur në qytetin e Kostandinopojës, duhet të veshni rrobat Shabbat (Sabbath) dhe assesi mos i hiqni – sepse Messiah ka për të ardhur çdo minutë”.

Fundi i botes 3Kostandinopoja tani quhet Stamboll, dhe është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në Turqi.
Ben Eliezer që është i njohur më mirë si Baal Shem Tov, që do të thotë “Mjeshtri i emrit të mirë”, pati dhënë një profeci të ngjashme.

Ai citohet të ketë thënë: “Rusët do të vijnë – ata do të vijnë dhe do të jenë së bashku me bijtë e Ismajlit”.

“Bijtë e Ismajlit” janë myslimanët – të cilët pretendojnë se kanë prejardhje nga Ismajli, biri i parë i Ibrahimit i cili thuhet se është varrosur në Mekë.

Ekspertët e sigurisë globale, thonë se lufta civile në Siri është me të vërtetë një luftë për pushtet mes Arabisë Saudite dhe arabëve sunit të shteteve tjera të Gjirit dhe armikut të tyre historik – shiitwve të Iranit.

ISIS ka rrëmbyer këtë luftë dhe është duke u përpjekur të nxisë Perëndimin të futet në luftë mes Islamit dhe “Shteteve Katolike”, siç janë Amerika, Britania dhe Franca.

Fundi i botes 4SHBA-të dhe Rusia e sapo rilindur kanë përfunduar në anët e kundërta të konfliktit – dhe që të dy janë detyruar të zhvillojnë bisedime mbi krizën pasi Moska bombardoi rebelët sirianë të trajnuar dhe financuar nga amerikanët.

Ndërkaq, NATO që përfshin Britaninë dhe SHBA-të, është betuar se do të mbrojë çdo anëtar që sulmohet.

Turqia është anëtare – kështu që nëse Rusia vazhdon të kërcënojë me hakmarrje për rrëzimin e aeroplanit nga forcat ajrore turke, ekziston rrezik i vërtetë për një konflikt lokal që do të dalë jashtë kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat