Shqipëria kunder Zajednicës dhe Demarkacionit

Lajme

Shqipëria kunder Zajednicës dhe Demarkacionit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 21:48

Juristja dhe aktivistja e njohur në Tiranë, Brizida Gjikondi ka oraganizuar për të martën një protesë "Zajednicës" dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo protesë pritet të mbahet në ora 12 tek Piramida në Tiranë, po ashtu do të kërkohet edhe lirimi i ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“I bashkohemi nismes se Brizida Gjikondi per nje protest neser ne Tirane kunder marrveshjeve antishqiptare te qeverise se Kosove dhe lirimin e Albin Kurtit.
Nuk behet parlamenti pa opozit dhe nuk behen marrveshjet e rendesishme pa pyetur me pare popullin.

Mblidhemi Neser, ora 12 te Piramida ne Tirane!”, thuhet në njoftimin për protesën./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat