Bamieh: Zyrtarët e lartë të EULEX-it, takohen me kriminelë dhe marrin mito

Lajme

Bamieh: Zyrtarët e lartë të EULEX-it, takohen me kriminelë dhe marrin mito

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 21:22

Ish-Prokuroria e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila ka akuzuar këtë mision për korrupsion, ka treguar se ish shefi i saj Kryeprokurori Francesko Flori dyshohet se ka marrë mito lidhur me rastin Sekiraça dhe rastin e ish- sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Ajo tha se persona të lartë ne EULEX marrin mito.

“Ata bisedojnë me kriminelë, avokatë dhe gjyqtarë”, tha ajo.

Bamieh përmendi rastin ndaj Ilir Tolaj, duke thënë se shefi i saj kishte takuar disa herë ministrin e atëhershëm të shëndetësisë, Bujar Bukoshin.

Bamieh tha se nuk ka asnjë arsye të zvarritet Rasti Sekiraqa, por ajo bëhet me ndikime nga persona me funksione të larta ne EULEX.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat