Berisha: Kur rrezikohet Kosova, unë jam Zafiri i '98-ës

Lajme

Berisha: Kur rrezikohet Kosova, unë jam Zafiri i '98-ës

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 21:06

I ftuari i parë në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ishte Zafir Berisha nga Nisma.

“Jo me gjuajt gaz, po për Kosovën jam në gjendje me gjuajt gjithçka”, tha ai duke diskutuar për ngjarjet e sotme në Kuvend.

“Kur rrezikohet Kosova, unë jam ai Zafiri i '98-së”, tha Berisha.

Berisha tha për Televizionin Rrokum se ka folë me nji avokat dhe nesër ka me paditë Gazetën Express dhe kreun e saj, Berat Buzhalën, për lajmin me titull skandaloz.

“Berat Buzhala asht dora e zgjatur e krimit të organizuar”, tha Berisha.

Berisha ma tej shpjegoi se ka vendose me luftuar kundër këtyre bandave që veprojnë në interes të njerëzve në pushtet.

Ndërsa për pezullimin e opozitës Berisha tha se s’ka koment dhe se kane me vazhdue edhe nëse ka arrestime të deputetëve të tjerë.

“Ka pasur zëra që donë me na pezulluar për 3 muaj, po ka dalë dikush i mençur dhe e ka tërhequr këtë vendim, edhe pse çuditem nëse aty ka mbet dikush i mençëm”, vazhdoi Berisha.

Ndërsa në fund të bisedës Berisha tha se nëse nuk tërhiqen marrëveshjet ka me u tërheq Qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat