Orkestruesi i sulmeve të Parisit mund të ketë ikur në Siri

Lajme

Orkestruesi i sulmeve të Parisit mund të ketë ikur në Siri

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:59

Shërbimet Inteligjente franceze besojnë se i dyshuari për orkestrimin e sulmeve të Parisit, Salah Abdelsam ka ikur në Siri, raporton CNN, duke cituar burime të afërta me hetuesinë.

Policia beson se Abdelslam i kishte blerë detonatorët në Francë para sulmeve të 13 nëntorit, ku vdiqën 130 persona.

Informacioni se ai kishte blerë detonatorët në një shitore fishekzjarrësh në Parisin verior ishte publikuar në gazetën parisiene “La Parisiene.”

Kjo ishte zbuluar pasi fotografia e tij ishte publikuar nëpër media, kur menaxheri i shitores e kishte njohur atë.

Mundësia që Abdelslam t’u ketë ikur autoriteteve ka nisur të përflitet nga java e kaluar, kur një avokati i kishte ardhur informacioni se Abdelslam me një mik të tij ishin parë në një stacion treni në periferi të Brukselit, një ditë pas sulmit në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat