Arrestime, gaz lotsjellës, dhe në fund opozita dëbohet nga Kuvendi!

Lajme

Arrestime, gaz lotsjellës, dhe në fund opozita dëbohet nga Kuvendi!

Nga: Arben Sylejmani Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:07

Pavarësisht vazhdimit të bllokimit të seancave të Kuvendit dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitar, por vendimi për përjashtimin e deputetëve opozitar nga ana e shumicës ka nxituar reagim të ashpër tek opinioni publik.
Madje, njohës të çështjeve juridike dhe politike thonë se ky vendim është i jashtëligjshëm, pasi që sipas tyre, nuk ka bazë ligjore për përjashtimin e 30 deputetëve.
Analisti Blerim Burjani thotë se Rregullorja e Kuvendit parasheh suspendimin e deputetit si individ, por jo deputetët në grup, dhe për këtë sipas tij, ky vendim është më shumë politik se sa juridik.

Nguti

Nga ana tjetër, pas këtij vendim partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta. “Unë kam dëgjuar se do ti përjashtojnë, por nuk e kam ditur se kaq shpejt do të nguten sepse kam vlerësuar që nuk është baza ligjore, Rregullorja e Kuvendit nuk është aq shumë strikte për me mujt me përjashtuar një deputet”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat