Kosova dhe lufta anti-terror

Lajme

Kosova dhe lufta anti-terror

Nga: Ridvan Emini Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:02

Lufta anti-terror e cila po merr përmasa gjithnjë e më shumë të një aleance nuk mund të quhet thjeshtë vetëm luftë e SHBA-ve. Në të vërtetë nuk ka asnjë dyshim se SHBA-të bartin barrën kryesore të zhvillimit të luftës kundër terrorizmit dhe kjo epërsi amerikane posaçërisht është e dallueshme kur bëhet fjalë tek përdorimi i forcave të armatosura si në kuptimin e armatimit ashtu edhe sa i përket numrit të ushtarëve në teren. Edhe gjatë ndërhyrjes në Irak sikurse gjatë ndërhyrjes në Afganistan, SHBA-të përkrah tyre kishin aleat të fuqishëm megjithëse kritikët gjithmonë kanë qenë të mendimit se angazhimi i aleatëve përkrah amerikanëve ka më tepër karakter simbolik për të treguar unitet dhe harmoni që shtetet demokratike kanë kur bëhet fjalë për qëndrimin e tyre në përballje me terrorizmin.

Shqipëria dha kontributin për paqen në Irak

Invazioni në Afganistan ishte hapi i parë i madh i cili përcolli ngjarjet e 11 shtatorit. Ai erdhi pasi që u shteren të gjitha masat diplomatike dhe ultimatumet që asokohe iu dhanë regjimit talibanë, kurse një nga kërkesat boshte ishte ekstradimi i kreut të Al Kaidës, Osama Bin Laden.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat