Koalicioni qeverisës ka dështuar, ku do t'i del flaka konspiracionit!

Lajme

Koalicioni qeverisës ka dështuar, ku do t'i del flaka konspiracionit!

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:58

Një numër mjaft i madh i policëve dhe sigurimit të Kuvendit të Kosovës, u panë në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ata ishin vendosur aty për të mos i lejuar deputetët nga radhët e subjekteve politike opozitare, që ta bllokojnë edhe njëherë seancën plenare me gaz lotsjellës.
Nga kontrolli i rreptë nuk shpëtoi asnjë individ i cili hyri brenda në ndërtesën e institucionit ligjvënës të Kosovës. Madje, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, nuk u lejua të futet brenda për shkak se Policia ia gjeti dy bombola gazi. Ismaili u shoqërua në polici dhe ju shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh.

Dështim në menaxhim

Por, mesa duket Policia nuk arriti t`i vërente deputetët Ismail Kurteshi e Haxhi Shala, të cilët brenda sallës së rregullt të seancave plenare, hodhën gaz lotsjellës në momentin kur forcat e sigurisë së Kuvendit, nuk i lejuan t`i afroheshin foltores.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat