Lëvizja Vetëvendosje reagon pas arrestimit të Ismail Kurteshit

Lajme

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas arrestimit të Ismail Kurteshit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:06

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimitë të deputetitë të Kuvendit të Kosovës Ismail Kurteshi nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se qeveria nuk do të ketë mundësi t'i arrestojë dhe burgosë mbi 80% të qytetarëve, të cilët janë kundër "Zajednicës" dhe demarkacionit me Malin e Zi .

“Policia e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit arrestoi edhe deputetin Ismajl Kurteshi

Në vazhdën e përpjekjeve për ta ndalur opozitën, para pak kohësh u arrestua edhe deputeti Ismajl Kurteshi. Diktatura në të cilën po rrëshqet vendi ynë nuk do të tolerohet.

Opozita po burgoset, në mënyrë që pushtetit t'i lirohet rruga që ta kthejë kontrollin e Serbisë në një pjesë të territorit tonë, si dhe t'ia fal Malit të Zi mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës.

Por, ajo që nuk po e llogarit pushteti është që nuk do të ketë mundësi t'i arrestojë dhe burgosë mbi 80% të qytetarëve, të cilët janë kundër këtyre projekteve. Prandaj, "Zajednica" dhe demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kenë mundësi të kalojnë!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat